Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home RAJONI & BOTA

Shaheen: Akti mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor i kundërvihet ndikimit të Moskës

prestigji.com by prestigji.com
5 days ago
in RAJONI & BOTA
A A
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen tha se Akti mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perendimor kërkon të kthejë vëmendjen e Shteteve të Bashkuara në një rajon ku ndikimi rus ka një histori të gjatë dhe që Moska mund ta shohë si një objektiv të dytë pas agresionit në Ukrainë.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Senatorja Shaheen, e cila është një nga hartueset kryesore të projektligjit të paraqitur kohët e fundit në Kongresin amerikan për Ballkanin Perendimor tha se Akti mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor synon të mbështesë zhvillimin ekonomik, si dhe të luftojë korrupsionin për t’ju kundërvënë aktiviteteve destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

“Rusia ka interest të përpiqet të shtojë tensionet që tashmë ekzistojnë, të përpiqet të promovojë konflikte. Dhe ndërsa Rusia shqyrton të shohë se ku mund të shkojë pas Ukrainës sigurisht që Ballkani Perendimor është një nga vendet. Nuk mund ta imagjinoj që dikush në botë, por veçanërisht në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor tek shikon atë që po ndodh në Ukrainë, të mendojë se do të donte që Rusia të ndërhynte dhe të bënte të njëjtën gjë në vendet e tyre”.
Ndërsa vendet e rajonit kanë bërë përparim në drejtim të qeverisjes demokratike, përçarjet politike dhe korrupsioni në rritje mbeten kërcënuese për proceset demokratike. Për të siguruar një qëndrueshmëri dhe përkushtim drejt aspiratave perëndimore, projektligji i ri dypartiak synon të forcojë tregtinë dhe investimet amerikane në Ballkanin Perendimor.

“Ky legjislacion e bën të qartë se një pjesë e rëndësishme për të siguruar prosperitetin ekonomik është nxitja e tregtisë, jo vetëm mes Shtetet e Bashkuara dhe rajonit apo Evropës dhe rajonin, por brenda rajonit, sepse partnerët tregtarë më të mëdhenj në vendet e Ballkanit Perëndimor janë fqinjët e tyre dhe ne duam të gjejmë mënyra se si mund ta inkurajojmë këtë tregti”, tha senatorja.
Zonja Shaheen tha se projekligji udhëzon Sekretarin e Shtetit të ofrojë ndihmë teknike për çdo vend të Ballkanit Perëndimor që kërkon të zhvillojë një strategji kombëtare kundër korrupsionit.

“Përballja me korrupsionin është një pjesë shumë e rëndësishme. Dhe ajo që bën ky legjislacion është fuqizimi i Sekretarit të Shtetit për të ofruar asistencë teknike për vendet që kërkojnë ndihmë në përballjen e sfidave të tyre me korrupsionin”.

Advertisement

Zonja Shaheen ishte në krye të një grupi senatorësh amerikanë që vizituan në muajin prill Kosovën, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën. Ajo tha se pa nga afër shqetësimet e banorëve, veçanërisht të të rinjve që kërkojnë një të ardhme më të mirë për vete dhe familjet e tyre.

“Nëse njerëzit janë me shpresë për të ardhmen nëse e dinë se ka mundësi dhe ka një rrugë përpara, atëherë ata do të jenë më pak të prirur t’i kushtojnë vëmendje atij lloj dezinformimi. Kjo është një nga pikat në projektligj që unë mendoj se është vërtet e rëndësishme.//Dhe mesazhi im për udhëheqësit në Ballkanin Perëndimor është të mendojnë për atë që duan qytetarët e tyre, të mendojnë për të ardhmen, çfarë është e mirë për vendin duke mos vazhduar të promovojnë një lloj konflikti që ka qenë kaq shkatërrues në të kaluarën për qytetarët e tyre”.

Senatorja Shaheen tha se e ardhmja e rajonit drejt Perëndimit dhe forcimi i qeverisjes demokratike është stimuli më i mirë për t’i mbajtur këto vende larg ndikimit rus dhe përpjekjeve të Moskës për të destabilizuar rajonin.

Advertisement

Lexo edhe

Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
RAJONI & BOTA

Eksportet e energjisë “mund t’i rrisin të hyrat e Rusisë për gati 100 miliardë dollarë”

August 17, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Shpërthim i fuqishëm në një xhami në Kabul, raportohet për viktima

August 17, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

24 anije me mbi 600.000 tonë drithë u nisën nga portet e Ukrainës

August 17, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Vuçiq diskutoi me Lajçak: Zgjidhja e kompromisit të bëhet përmes dialogut

August 17, 2022
Kosova.Info
RAJONI & BOTA

Kryeministri i Malit të Zi, Abazoviq: Nuk kam asgjë kundër krijimit të një shumicë të re

August 17, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Dy institucionet kryesore kundër krimit dhe korrupsionit në…

August 17, 2022
Haziri: Kurti s’e ka zgjidhur një çështje të vetme në dialog
Lajme

Haziri: Kurti s’e ka zgjidhur një çështje të vetme në dialog

by prestigji.com
August 17, 2022
0

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, vlerëson se kryeministrin Albin Kurti deri më tani ka pasur takime me presidentin serb sa...

Read more
Serbia po e shndërron veten në Bjellorusi të Ballkanit

S’kemi qëllime të njëanshme dëmtuese, reciprociteti është për marrëdhënie paqësore

August 17, 2022
Vriten disa persona në një xhami në Kabul

Vriten disa persona në një xhami në Kabul

August 17, 2022
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet takimet në Bruksel, kritikë për moszbatimin e marrëveshjeve

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet takimet në Bruksel, kritikë për moszbatimin e marrëveshjeve

August 17, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në

Eksportet e energjisë “mund t’i rrisin të hyrat e Rusisë për gati 100 miliardë dollarë”

August 17, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com