Një rrugë në kryeqytetin rus, ku ndodhet ambasada amerikane, është riemërtuar me emrin e rajonit Donetsk të Ukrainës.
Ndërtesa e ambasadës në Moskë tani ndodhet në “Sheshin e Republikës Popullore të Donetskut”.
Ndryshimi siç thanë ata u bë në mbështetje të DPR-së, “popullit të Donbasit dhe ushtarët që mbrojnë botën ruse “, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.
Kështu është shprehur nënkryetari i Dumës së Shtetit për televizionin shtetëror.
Televizioni shtetëror raportoi se emri i ri u zgjodh pasi autoritetet e Moskës organizuan një sondazh në internet, ku mblodhi 45 përqind të votave.