Kryediplomati i Rusisë, Sergej Lavrov, ka thënë se furnizimi me sisteme të avancuara raketore amerikane në Ukrainë rrit rrezikun që një “vend i tretë” të tërhiqet në konflikt.
Zëvendësi i Lavrov, Sergey Ryabkov, tha se ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën rrit rrezikun e një konfrontimi të drejtpërdrejtë, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov shtoi: “Ne besojmë se Shtetet e Bashkuara me qëllim dhe me zell po i hedhin benzinë zjarrit.”