Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home EKONOMI

Rusia ndërprenë furnizimet me gaz natyror për Danimarkën

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in EKONOMI
A A
Kosova.Info
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Kompania më e madhe e energjisë së Danimarkës tha se Rusia ka ndërprerë furnizimet me gaz të mërkurën sepse kompania ka refuzuar që të paguajë me rubla. Ky është përshkallëzimi i fundit në sektorin e energjisë së Evropës, teksa lufta në Ukrainë po vazhdon.

Rusia paraprakisht kishte ndërprerë furnizimet me gaz natyror për Finlandën, Poloninë dhe Bullgarinë, pasi këto shtete kanë refuzuar që të paguajnë me rubla për këtë lëndë. Po ashtu, të martën Moska ndërpreu furnizimet edhe për Holandën.

Kompania e energjisë së Danimarkës, Ørsted, tha se pret që të jetë në gjendje ende të shpërbejë konsumatorët e saj.

“Ne qëndrojmë prapa vendimit për të refuzuar që të paguajmë me rubla dhe ne jemi përgatitur për këtë skenar”, tha shefi i Ørsted, Mads Nipper.

“Kjo situatë mbështet nevojën që BE-ja të bëhet e pavarur nga gazi rus duke rritur burimet e energjisë së ripërërishme”, shtoi Nipper.

Presidenti rus, Vladimir Putin, pas vendosjes së sanksioneve nga Perëndimi, ka thënë se “blerësit nga shtetet jomiqësore” duhet të hapin dy llogari bankare në bankën shtetërore Gazprombank, dhe në një prej tyre të paguajnë me dollarë ose euro dhe më pas në llogarinë tjetër ato të konvertohen në rubla.

Advertisement

Sipas të dhënave të autoriteteve daneze, pothuajse 25 për qind e gazit vjen nga Rusia. Agjencia për Energji e Danimarkës tha se ndërprerja e furnizimeve nuk do të ketë pasoja të menjëhershme.

“Ne do të vazhdojmë të kemi gaz në Danimarkë dhe konsumatorët do të vazhdojnë të furnizohen”, tha Kristoffer Böttzauw, drejtor i Agjencisë për Energji të Danimarkës.

“Por, ne kemi plane nëse situata përkeqësohet”, shtoi ai.

Pasi që nuk ka tubacion të gazit që sjell gaz drejtpërdrejt nga Rusia në Danimarkë, Rusia nuk mund të ndërpresë drejtpërdrejt furnizimet e gazit për Danimarkën, tha Ørsted. Ky vendim i Rusisë nënkupton se Danimarka mund të blejë gaz në tregun evropian të gazit, shtoi kjo kompani.

Në Danimarkë, afër 380,000 familje përdorin gazin natyror për ngrohje.

Advertisement

Lexo edhe

Izraeli e vlerëson thellë që Kosova e hapi ambasadën në Jerusalem: Shpresojmë që tjerët të ndjekin hapat tuaj
EKONOMI

Hoti: Qeveria Kurti vonoi dy vite marrëveshjen me MCC-në, janë larguar projekte substanciale

August 8, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Shpallja e gjendjes emergjente nuk pritet ta zbusë krizën energjetike

August 6, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Kriza ekonomike dhe energjetike në vend, LDK: Qeveria luan rolin e spektatorit

August 6, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Parandalohet kontrabanda në Mitrovicë, sekuestrohet vaj ushqimor nga Serbia

August 6, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Bizneset “goditen” tre herë me rritjen e çmimit të çimentos

August 6, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Fitimi neto i bankave në Kosovë mbi 47%, eksperti: Aksionarët morën dividentë me zero tatim

August 6, 2022
Konfiskohen dy armë në Mitrovicë e Vushtrri
Lajme

Konfiskohen dy armë në Mitrovicë e Vushtrri

by prestigji.com
August 8, 2022
0

Njësitet policore në Mitrovicën e Jugut dhe në Vushtrri, gjatë 24 orëve të fundit kanë konfiskuar dy armë zjarri. Një...

Read more
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në

Raportohet se senatorët demokratë qanë pasi kaloi projektligji për klimën dhe reformën ekonomike në SHBA

August 8, 2022
Izraeli e vlerëson thellë që Kosova e hapi ambasadën në Jerusalem: Shpresojmë që tjerët të ndjekin hapat tuaj

Hoti: Qeveria Kurti vonoi dy vite marrëveshjen me MCC-në, janë larguar projekte substanciale

August 8, 2022
Sot protestohet kundër rritjes së çmimit të çimentos

Sot protestohet kundër rritjes së çmimit të çimentos

August 8, 2022
Lideri i ri i Kolumbisë: Lufta kundër drogës ka dështuar (VIDEO)

Lideri i ri i Kolumbisë: Lufta kundër drogës ka dështuar (VIDEO)

August 8, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com