Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Rusia merr pjesë në takimin e G20-së që do të dominohet nga konflikti në Ukrainë

prestigji.com by prestigji.com
1 month ago
in Lajme
A A
Rusia merr pjesë në takimin e G20-së që do të dominohet nga konflikti në Ukrainë
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ishte në ishullin indonezian të Balit të enjten duke u përgatitur për një takim të G20-ës që do të jetë takimi i tij i parë ballë për ballë me kritikët më të ashpër të pushtimit të Ukrainës nga vendi i tij.

Takimi i ministrave të jashtëm të G20-së do të zgjasë deri të premten në vendin pritës në Indonezi, i cili këtë vit është përballur me aktin e ashpër balancues të drejtimit të një samiti global të goditur nga presionet gjeopolitike dhe një krizë globale ushqimore për të cilën fajësohet lufta në Ukrainë.

Kishte masa të rrepta sigurie të enjten, derisa diplomatët e huaj zbritën në ishullin tropikal për një takim ku konflikti Rusi-Ukrainë do të jetë në qendër.

Ministrja e Jashtme australiane, Penny Wong, tha se vendi i saj dhe vendet me të njëjtin mendim do të përdorin takimin e G20 për të theksuar ndikimin e luftës.

“Ne do t’i bëjmë shumë të qarta kolektivisht pikëpamjet tona për pozicionin dhe sjelljen e Rusisë,” tha ajo.

Darka e mirëseardhjes e së enjtes do të jetë hera e parë që ministri i Jashtëm i Presidentit Vladimir Putin, Lavrov do të jetë nga afër me kundërshtarët më të zëshëm të pushtimit të Ukrainës, të cilin Moska e ka quajtur një “operacion special ushtarak”.

Advertisement

Lavrov planifikoi të takonte disa homologë të G20-ës në margjinat e samitit, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS, por ministrat, duke përfshirë Annalena Baerbock të Gjermanisë dhe Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, kanë përjashtuar mundësinë e takimeve të veçanta me Lavrov.

Grupi i 20-së përfshin vendet perëndimore që kanë akuzuar Moskën për krime lufte në Ukrainë dhe kanë vendosur sanksione, por edhe vende si Kina, Indonezia, India dhe Afrika e Jugut që kanë qenë më të heshtura në përgjigjen e tyre, shkruan Reuters, transmeton KlanKosova.tv.

Advertisement

Lexo edhe

Rama në Turqi me ftesë të Erdogan
Lajme

Rama: KiE të shpallë të pabazuara akuzat për trafik organesh nga Dick Marty

August 13, 2022
“Vrava familjen tënde dhe timen”, autori i masakrës në Cetinë telefonoi kryefamiljarin
Lajme

“Vrava familjen tënde dhe timen”, autori i masakrës në Cetinë telefonoi kryefamiljarin

August 13, 2022
Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e trotinetëve elektrikë
Lajme

Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e trotinetëve elektrikë

August 13, 2022
Doarsa Kica jep dorëheqje nga “GUXO”
Lajme

Doarsa Kica jep dorëheqje nga “GUXO”

August 13, 2022
Po zhvillohet operacioni i shpëtimit pas sulmit me raketa në Donbas
Lajme

Këshilltari i Zelenskyt: Fundi i luftës do të thotë kthim i Krimesë në Ukrainë 

August 13, 2022
Një i vdekur dhe 40 të lënduar në një festival në Spanjë, u shemb skena
Lajme

Një i vdekur dhe 40 të lënduar në një festival në Spanjë, u shemb skena

August 13, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Agjenti i një linje ajrore rrah pasagjeren në aeroportin e Dallasit – videoja bëhet virale në rrjetet sociale

by prestigji.com
August 13, 2022
0

Një agjent i linjës ajrore të Teksasit u pezullua të premten pasi u shfaq në një video që u bë...

Read more
Kosova.info

Kosova.info – Ku eksporton armë Serbia?

August 13, 2022
Kosova.Info

Dëshmitarët flasin rreth tragjedisë në Mal të Zi – tregojnë edhe motivin e mundshëm të vrasjes së 11 personave

August 13, 2022
SHËNDETËSIA

Shumica e njerëzve në mënyrë jo të duhur pastrojnë veshët, një mjek ka zbuluar një truk i cili befasoi të gjithë

August 13, 2022
Rama në Turqi me ftesë të Erdogan

Rama: KiE të shpallë të pabazuara akuzat për trafik organesh nga Dick Marty

August 13, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com