prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Rusia kushtëzon marrëveshjen për drithërat me heqjen e sanksioneve

prestigji.com by prestigji.com
1 month ago
in RAJONI & BOTA
A A
Rusia kushtëzon marrëveshjen për drithërat me heqjen e sanksioneve
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Rusia tha se do të ishte “e papërshtatshme” që të zgjatet marrëveshja për drithërat në Detin e Zi, nëse nuk hiqen sanksionet që prekin eksportet e saj të agrikulturës si dhe të zgjidhen çështje të tjera.

Nisma për drithërat në Detin e Zi, e nënshkruar nga Rusia dhe Ukraina korrikun e kaluar, krijoi një korridor të sigurt përmes së cilit u mundësua eksporti i drithërave nga portet ukrainase, që ishin të bllokuara për shkak të luftës.

Marrëveshja, që u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, u zgjat edhe për 120 ditë në nëntorin e kaluar dhe pritet që muajin e ardhshëm sërish të diskutohet për një zgjatje tjetër. Por, Rusia ka sinjalizuar se është e pakënaqur me disa aspekte të marrëveshjes dhe ka kërkuar që sanksionet, që prekin eksportet e agrikulturës, të hiqen.

“Qëndrimi ynë për vazhdimin e mëtejmë të Nismës për Detin e Zi vazhdon të jetë i njëjtë”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Vershinin.

Advertisement

“Pa rezultate të prekshme në zbatimin e memorandumit Rusi-OKB, mbi të gjitha heqja e sanksioneve dhe kufizimeve ndaj eksporteve të agrikulturës ruse…. zgjatja e dokumentit ukrainas është e papranueshme”, theksoi ai.

Eksportet e agrikulturës nuk janë cak vetëm i sanksioneve perëndimore, por Moska tha se bllokadat në pagesa, logjistikë dhe fusha të tjera “janë barriera”, që i pamundësojnë asaj të eksportojë drithëra dhe plehrave artificiale.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt 2022 dhe që atëherë është përballur me sanksione nga shtetet perëndimore. /rel

Lexo edhe

Rusia: Pa përfshirjen perëndimore, lufta do të kishte përfunduar tashmë
RAJONI & BOTA

Rusia: Pa përfshirjen perëndimore, lufta do të kishte përfunduar tashmë

March 30, 2023
Deputetët e Parlamentit Evropian bëjnë thirrje që të ndalohet dhuna e policisë në Francë
RAJONI & BOTA

Deputetët e Parlamentit Evropian bëjnë thirrje që të ndalohet dhuna e policisë në Francë

March 30, 2023
Nestle në Francë mbyll fabrikën Buitoni pas baktereve të gjetura në pica
RAJONI & BOTA

Nestle në Francë mbyll fabrikën Buitoni pas baktereve të gjetura në pica

March 30, 2023
Përplasen dy helikopterë të ushtrisë amerikane, 9 të vdekur
RAJONI & BOTA

Përplasen dy helikopterë të ushtrisë amerikane, 9 të vdekur

March 30, 2023
Avioni bën ulje emergjente shkaku i një pasagjeri të dehur, Policia e arreston sapo vë këmbën në tokë
RAJONI & BOTA

Avioni bën ulje emergjente shkaku i një pasagjeri të dehur, Policia e arreston sapo vë këmbën në tokë

March 30, 2023
Foto dhe Video/ Propaganda serbe në një nivel tjetër: Shtëpia e Verdhë ishte vetëm ndalesë, trafikimi i organeve u krye në Fushë Krujë
RAJONI & BOTA

Foto dhe Video/ Propaganda serbe në një nivel tjetër: Shtëpia e Verdhë ishte vetëm ndalesë, trafikimi i organeve u krye në Fushë Krujë

March 30, 2023
albin kurti epopeja e uck
Lajme

Kurti thotë se s’ka dëgjuar për marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO)

by prestigji.com
March 30, 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se s’ka dëgjuar për marshin “Liria Ka Emër” për solidarizim me ish-krerët e...

Read more
Kurti: Nuk është mirë të thoni ‘Asociacioni po bëhet’ (VIDEO)

Kurti: Vetëmenaxhimi s’do të jetë vetëqeverisje (VIDEO)

March 30, 2023
Kurti: Nuk është mirë të thoni ‘Asociacioni po bëhet’ (VIDEO)

Kurti: Nuk është mirë të thoni ‘Asociacioni po bëhet’ (VIDEO)

March 30, 2023
Kurti: Nuk e mbështes Ballkanin e Hapur, nuk ka as website (VIDEO)

Kurti: Nuk e mbështes Ballkanin e Hapur, nuk ka as website (VIDEO)

March 30, 2023
Marrëveshja me Serbinë është adoptuar e gjithë BE-ja, thotë Kurti

Marrëveshja me Serbinë është adoptuar nga e gjithë BE-ja, thotë Kurti

March 30, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com