Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home RAJONI & BOTA

Rusia kërkon 9.5 vjet burgim për basketbollisten amerikane

prestigji.com by prestigji.com
4 days ago
in RAJONI & BOTA
A A
Kosova.info
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Basketbollistja amerikane, Brittney Griner, tha se ka bërë “gabim pa dashje” duke bartur vaj të kanabisit në valixhen e saj kur hyri në territorin e Rusisë. Ndërkaq, prokurorët rusë kanë kërkuar nga gjykata që ta dënojë atë me nëntë vjet e gjysmë burgim nën akuza për kontrabandë të drogës.

Gjatë adresimit final para një gjykate ruse më 4 gusht, kampionia e dyfishtë olimpike tha se ajo nuk kishte dashur që ta shkelte ligjin dhe se prindërit e kishin mësuar që të marrë përgjegjësi për veprimet e saj.

Avokati i basketbollistes ka kërkuar nga gjykata një dënim më të butë.

“Unë nuk kam planifikuar që ta kryej këtë krim”, tha Griner.

“Nuk kam dashur që ta lëndoj askënd, të vë në rrezik popullatë ruse, të shkel ligjet”, tha basketbollistja, duke shtuar se shpreson që politika nuk do të ketë rol në vendimin e gjykatës.

Griner gjendet në paraburgim në Rusi qëkur autoritetet i gjetën vaj të kanabisit në valixhen e saj, teksa ajo po kalonte përmes aeroportit Sheremetyevo të Moskës në shkurt.

Advertisement

Kanabisi është ilegal në Rusi dhe ndalohet përdorimi edhe për çështje mjekësore, por edhe për rekreacion.

Rasti i basketbollistes ka përkeqësuar raportet midis ShBA-së dhe Rusisë dhe presidenti amerikan, Joe Biden, është vënë nën presion që të reagojë për rastin e saj, por edhe për rastin e ish-marinsit amerikan, Paul Whealan.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 29 korrik bisedoi në telefon me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për mundësinë e këmbimit të të burgosurve, përfshirë Griner dhe rusin Viktor Bout.

Advertisement

Lexo edhe

Kosova.Info
RAJONI & BOTA

Optimizëm për përparim në bisedimet bërthamore me Iranin

August 8, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Al: Keqardhje për shqetësimin e shkaktuar nga raporti që akuzon Ukrainën për rrezikimin e civilëve

August 8, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

‘Më vonë mund të mos ndodhë kurrë’

August 8, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
RAJONI & BOTA

Rihapen rrugëkalimet në Gaza pas armëpushimit mes Izraelit dhe Xhihadit Islamik

August 8, 2022
Kosova.Info
RAJONI & BOTA

Pasi ia ndaluan hyrjen, Vuçiqi e çon në Kroaci propagandastin e tij, ai e lë një libër të Millosheviqit në varrin e këngëtarit kroat

August 8, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
RAJONI & BOTA

Shkuan për peshkim, por zbuluan arsenalin e armëve

August 8, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
EKONOMI

Protestë me maune kundër rritjes së çmimit të çimentos

by prestigji.com
August 8, 2022
0

Përfaqësues të bizneseve dhe të sektorit të prodhuesve të betonit që po përballen me rritjen e çmimit të çimentos kanë...

Read more
Flakët "përpijnë" urën 900 vjeçare (FOTO)

Flakët “përpijnë” urën 900 vjeçare (FOTO)

August 8, 2022
Ushtari akuzohet se shpiku 'përrallën e trimërisë', pasi shiti medaljet për 166 mijë euro

Ushtari akuzohet se shpiku ‘përrallën e trimërisë’, pasi shiti medaljet për 166 mijë euro

August 8, 2022
Kosova.Info

Optimizëm për përparim në bisedimet bërthamore me Iranin

August 8, 2022
Kurti: Hera e dytë brenda javës që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në veri

Kurti: Serbët kanë kohë dy muaj t’i ndërrojnë targat e Millosheviqit

August 8, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com