Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Rusia gjithmonë ka shfaqur interes ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor

prestigji.com by prestigji.com
3 months ago
in Lajme
A A
Rusia gjithmonë ka shfaqur interes ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur sot për radion britanike “Times Radio”, ku ka shpalosur qëndrimet dhe veprimet e vendit karshi situatës aktuale në Evropë dhe rajon.

Duke folur për regjimin e Rusisë, ajo tha se ky vend gjithmonë ka shfaqur interes ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor, dhe përmes tij ta destabilizojë të gjithë Evropën.

“Ka pasur interes të vazhdueshëm rus për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor jo vetëm Kosovën, por edhe vendet e tjera të rajonit, dhe këtë e kanë bërë përmes veprimeve konkrete kryesisht përmes satelitit të tyre, Serbisë, dhe më së shumti duke u përpjekur të krijojë tensione në kufi me Kosovën si dhe krijimin e trazirave të brendshme dhe organizimi i grusht shtetit në Mal të Zi. Pra janë këto tri shtete dhe jo vetëm që Rusia ka shfaqur interes të veçantë destabilizues, sepse ata besojnë se nëpërmjet destabilizimit të Ballkanit do të destabilizojnë të gjithë kontinentin evropian”, ka thënë Osmani.

Dhe kjo sipas Osmanit, deri diku qëndron, pasi siç thotë ajo, e gjithë Evropa do të jetë në paqe kur Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së.

“Kjo deri diku është e vërtet sepse e gjithë Evropa është e lirë dhe në paqe kur Ballkani Perëndimor i bashkohet BE-së, një proces që ka ecur më ngadalë se që kemi pritur. Aq më ngadalë që shkon ky proces aq më shumë lejon që ndikimi malinj rus të jetë prezent në rajonin tonë”, shtoi ajo.

Ndërkaq për situatën në Ukrainë, tha se Rusia po mundohet të mohojë ekzistencën e shtetit ukrainas.

“Unë mendoj se ajo që po ndodh është pikërisht ajo që kemi pritur që në fillim se Rusia nuk është e interesuar vetëm për disa pjesë të Ukrainës, por ata duan të mohojnë të gjithë ekzistencën e kombit dhe shtetit të Ukrainës si shteti pavarur dhe sovran. Pra për këtë arsye nuk mendoj se është një surprizë që ata po sulmojnë të gjithë Ukrainën dhe në të njëjtën kohë po tregojnë edhe një herë qasjen e tyre hegjemoniste, dhe në të njëjtën kohë synimet gjenocidale të tyre duke kryer krime lufte, krime kundër njerëzimit si dhe gjenocid kundër civilëve të pafajshëm”, tha ajo.

Osmani tha se kjo është një kohë kritike për të gjithë kontinentin evropian sepse i gjithë kontinenti dhe mbarë rendi i sigurisë është nën sulmin e Rusisë, njofton Klankosova.tv

Ajo shtoi se sa më shumë të rrisin mbështetjen ndaj Ukrainës dhe sanksionet ndaj Rusisë, mundësia për Rusinë të mbizotërojë do të jetë më e vogël.

Ajo foli edhe për historinë e luftës në Kosovë, duke thënë se Millosheviqi është munduar të heqë nga faqja e dheut popullin shqiptar.

“23 vjet më parë populli kosovar, ashtu si sot populli i Ukrainës ishin viktima të krimeve të tmerrshme që përbente gjenocid, krime kundër njerëzimit, 13 mijë civilë u vranë mijëra gra u përdhunuan, ne kemi numrin më të madh të fëmijëve të vrarë nga cilado prej luftërave në ish-jugosllavi. 80 për qind u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe  mijëra të tjerë mbetën të pagjetur ose të zhdukur nga forcat militante serbe. Më vonë u gjetën shumë varreza masive në të gjithë Serbinë, plot me fëmijë të vegjël, gra shtatzëna e të moshuar që u vranë e u hodhën në vende dhe u varrosën. Numri i krimeve ishte përtej imagjinatës njerëzore. Shumica e kriminelëve që i kanë kryer këto krime janë ende duke ecur të lirë në serbi e cila prapë po tregohet aleat i fortë i Rusisë edhe në këtë kohë krize për kontinentin evropian. Dhe së fundit në 199 mars NATO na erdhi në ndihmë sepse bota nuk shikojë mënjanë kur civilët ishin duke u vrarë pa dallim, për qëllimet e Millosheviqit për të na hequr fshirë nga faqja e dheut”.

Ajo që po ndodh në Ukrainë, Osmani tha se është një imperativ që Bosnja dhe Kosova t’i bashkohen NATO-s.

Ajo foli edhe për pranimin e refugjatëve ukrainas nga ana e Kosovës, ku tha se mbi 50 mijë refugjatë pranohen nga vendi. Dhe se po ashtu do të pranohen edhe gazetarë, pasi siç thotë ajo, në kohën e luftës në Kosovë, gazetarët ishin ata që i treguan botës se çka po ndodhte në vend.

Lexo edhe

Për Kosovën është pasuri një mërgatë e angazhuar dhe mirë e integruar
Lajme

Për Kosovën është pasuri një mërgatë e angazhuar dhe mirë e integruar

July 5, 2022
Suedia e Finlanda edhe një hap para drejt NATO-s (VIDEO)
Lajme

Suedia e Finlanda edhe një hap para drejt NATO-s (VIDEO)

July 5, 2022
Osmani: Takimi me mërgatën tonë, sjell gjithmonë emocione të veçanta
Lajme

Osmani: Takimi me mërgatën tonë, sjell gjithmonë emocione të veçanta

July 5, 2022
Takimi i dytë i Ekipit të Unitetit me ambasadorin amerikan, flet Enver Hoxhaj
Lajme

Takimi i dytë i Ekipit të Unitetit me ambasadorin amerikan, flet Enver Hoxhaj

July 5, 2022
Hysni Sylës, post-mortum, i promovohet libri për Halit Baranin (VIDEO)
Lajme

Hysni Sylës, post-mortum, i promovohet libri për Halit Baranin (VIDEO)

July 5, 2022
Tre të therur, në dy raste të ndryshme, në Prishtinë

by prestigji.com
July 5, 2022
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj zyrtar në Slloveni, është takuar edhe me mërgimtarë, përcjell...

Read more
Suedia e Finlanda edhe një hap para drejt NATO-s (VIDEO)

Suedia e Finlanda edhe një hap para drejt NATO-s (VIDEO)

July 5, 2022
Osmani: Takimi me mërgatën tonë, sjell gjithmonë emocione të veçanta

Osmani: Takimi me mërgatën tonë, sjell gjithmonë emocione të veçanta

July 5, 2022
Takimi i dytë i Ekipit të Unitetit me ambasadorin amerikan, flet Enver Hoxhaj

Takimi i dytë i Ekipit të Unitetit me ambasadorin amerikan, flet Enver Hoxhaj

July 5, 2022
Hysni Sylës, post-mortum, i promovohet libri për Halit Baranin (VIDEO)

Hysni Sylës, post-mortum, i promovohet libri për Halit Baranin (VIDEO)

July 5, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com