prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Rusia: Ende s’ka marrëveshje për këmbim të të burgosurve me ShBA-në

prestigji.com by prestigji.com
6 months ago
in RAJONI & BOTA
A A
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Rusia ka thënë të enjten se janë duke u zhvilluar bisedime për këmbim të mundshëm të të burgosurve në mes të Moskës dhe Uashingtonit, por ende nuk është arritur marrëveshje.

“Ende nuk është arritur rezultat konkret”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, përmes një deklarate.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka bërë “ofertë të konsiderueshme” për të kthyer në shtëpi dy amerikanë që mbahen në Rusi.

Ai ka thënë se do ta diskutojë këtë çështje kur të bisedojë me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, përmes telefonit në javën e ardhshme.

“Planifikoj të diskutoj këtë çështje që është prioritet për ne: lirimi i amerikanëve, Paul Whelan dhe Brittney Griner, që janë pa të drejtë në mbajtje. Ata duhet të lejohen që të kthehen në shtëpi”, u ka thënë Blinken gazetarëve.

Advertisement

Familjarët e të dy amerikanëve janë duke kërkuar vazhdimisht nga administrata Biden për kthimin e tyre.

Basketbollistja Griner, fituese e dy medaljeve olimpike, është duke u mbajtur në Rusi prej muajit shkurt, pasi zyrtarët kanë gjetur kanabis në valixhen e saj, teksa ajo ka qenë duke u kthyer në ShBA, pas përfundimit të ndeshjeve në Rusi.

Whelan është dënuar më 2020 me 16 vjet burgim në Rusi, nën akuzat për spiunim.

Ai mohon se ka qenë i përfshirë ndonjëherë në diçka të tillë.

Lexo edhe

Samiti BE-Ukrainë do të mbahet në Kiev gjatë kësaj jave
RAJONI & BOTA

Samiti BE-Ukrainë do të mbahet në Kiev gjatë kësaj jave

January 31, 2023
Protesta masive në Francë kundër planit për pensione të Macronit
RAJONI & BOTA

Protesta masive në Francë kundër planit për pensione të Macronit

January 31, 2023
Japonia dhe NATO bashkohen kundër kërcënimeve të Kinës dhe Rusisë
RAJONI & BOTA

Japonia dhe NATO bashkohen kundër kërcënimeve të Kinës dhe Rusisë

January 31, 2023
Biden thotë se SHBA-ja nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë
RAJONI & BOTA

Biden thotë se SHBA-ja nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë

January 31, 2023
Komiteti Olimpik hedh poshtë kritikat e Ukrainës, i quan "diskredituese"
RAJONI & BOTA

Komiteti Olimpik hedh poshtë kritikat e Ukrainës, i quan “diskredituese”

January 31, 2023
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan
RAJONI & BOTA

Rritet numri i të vdekurve nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

January 31, 2023
Norvegjia e arreston një profesor të universitetit pasi akuzohet si spiun rus
Lajme

Fondi i pasurisë së Norvegjisë regjistron humbje prej 164 miliardë dollarësh

by prestigji.com
February 1, 2023

Fondi i pasurisë së Norvegjisë, një nga më të mëdhenj në botë, shënoi një humbje rekord prej 1.64 trilionë korona...

Read more
Nëse nesër ka mocion për rrëzimin e Qeverisë, ne i bashkohemi

Krijimi i Asociacionit, rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale

February 1, 2023
Macron flet me Putinin e Zelenskyn, kërkon armëpushim

Francë, 63 për qind e qytetarëve mendojnë se Macron “nuk është një president i mirë”

February 1, 2023
Vuçiq do të kërkojë referendum, por vetëm në një rast

Vuçiq do të kërkojë referendum, por vetëm në një rast

February 1, 2023
Putin miraton propozimin për krijimin e qendrave për trajnimin ushtarak me Bjellorusinë

Putin miraton propozimin për krijimin e qendrave për trajnimin ushtarak me Bjellorusinë

February 1, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com