Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home RAJONI & BOTA

Rusët bombardime të pandalshme, mbrojtësit e Mariupolit: Qyteti mund të shpëtohet

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in RAJONI & BOTA
A A
Kosova.info
Share on FacebookShare on Twitter

Afati i ultimatumit skadoi dhe “mbrojtësit e Mariupolit” nuk janë dorëzuar. Forcat ruse vijuan me bombardime konstante në qytetin port, dhe duket se kanë vendosur të rrafshojnë xhepin e fundit të rezistencës, në fabrikën e hekurit dhe çelikut, Azovstal. Komandanti I brigadës 36 të marinës së Ukrainës kërkoi që një vend i tretë të jetë garantor për evakuimin e ushtarëve dhe civilëve të rrethuar.

“Ne nuk u besojmë rusëve dhe kemi nevojë për garanci. Mariupoli mund të shpëtohet ende”, u shpreh majori Serhiy Volyna i batalionit Azov.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sinjalizuan se një vend I NATO-s mund të përfshihet në evakuimin e civilëve dhe ushtarëve të plagosur nga Mariupoli. Në parim, Moska dhe Kievi u dakordësuan për një korridor humanitar. Qindra civilë, gra, fëmijë dhe të moshuar u zhvendosën nga Mariupoli i rrënuar për në Zaporizhzhia. Megjithatë ende rreth 130 mijë qytetarë janë të bllokuar në qytetin e rrethuar ku prej 50 ditësh vuajnë mungesën e ushqimeve, ujit dhe ilaçeve. Presidenti Volodymyr Zelenski e përshkroi situatën në Mariupol si tejet të vështirë dhe tha se nëse Ukraina do të kishte qasje më të mirë ndaj armëve do t’i kishte dhënë fund luftës.

 Situata në Mariupol mbetet tejet e vështirë, pa asnjë ndryshim. Trupat ruse bllokojnë përpjekjet për korridori humanitare për të shpëtuar njerëzit tanë, dhe përpiqen t’i deportojnë apo edhe t’i mobilizojnë ata me forcat pushtuese. Fati i dhjetëra mijëra banorëve është i panjohur.

Ushtria ruse do të organizojë në Mariupol një paradë të madhe më 9 maj, ditë që përkon me përvjetorin e fitores së Moskës kundër nazistëve në Luftën e Dytë Botërore. Këtë e njofton zëvendës kryebashkiakja e emëruar nga rusët, e cila tha se parada e fitores do të organizohet nga “Regjimenti I pavdekshëm”.

Sakaq forcat ruse vijojnë ofensivën e shkallës së gjerë në lindje të Ukrainës, në përpjekjen për të marrë kontrollin e plotë të rajoneve të Donetsk dhe Luhanks. Megjithatë ekspertët e Pentagonit amerikan theksojnë se ushtria e Moskës ende nuk ka marrë fitore të konsiderueshme territoriale në këtë fazë të dytë të luftës.

Lexo edhe

BE-ja i kërkon Greqisë të ndalojë deportimet e dhunshme të emigrantëve
RAJONI & BOTA

BE-ja i kërkon Greqisë të ndalojë deportimet e dhunshme të emigrantëve

June 30, 2022
Erdogan i kërkon Finlandës dhe Suedisë të përmbushin premtimet e marrëveshjes së NATO-s
RAJONI & BOTA

Erdogan i kërkon Finlandës dhe Suedisë të përmbushin premtimet e marrëveshjes së NATO-s

June 30, 2022
Lajçak takon Petkoviqin, konfirmon se dialogu s’është ndërprerë
RAJONI & BOTA

Lajçak takon Petkoviqin, konfirmon se dialogu s’është ndërprerë

June 30, 2022
Lajcak takon Daçiqin, thotë se me të bisedoi edhe për situatën e brendshme politike në Serbi
RAJONI & BOTA

Lajcak takon Daçiqin, thotë se me të bisedoi edhe për situatën e brendshme politike në Serbi

June 30, 2022
Xhelozia e tre pasagjerëve shkaktoi rrëmujë, mbi 60 persona të përfshirë në rrahjen që u zgjerua në pesë katet e anijes në New York
RAJONI & BOTA

Xhelozia e tre pasagjerëve shkaktoi rrëmujë, mbi 60 persona të përfshirë në rrahjen që u zgjerua në pesë katet e anijes në New York

June 30, 2022
Misteri i vdekjeve në Moskë, milionerin rus dhe gruan e tij i gjen e bija të masakruar në shtëpi
RAJONI & BOTA

Misteri i vdekjeve në Moskë, milionerin rus dhe gruan e tij i gjen e bija të masakruar në shtëpi

June 30, 2022
Kurti niset për në Dallas, do të takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan
Lajme

Kurti: Ndërhyrja humanitare e udhëhequr nga ShBA-ja i siguroi mbijetesë popullit të Kosovës

by prestigji.com
July 1, 2022
0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar se se si ndërhyrja humanitare e udhëhequr nga Amerika i siguroi mbijetesë popullit...

Read more
Osmani pas fitores së Akilit dhe Laurës: Çikat e djemtë tanë po ia zbardhin fytyrën vendit

Osmani: Ajo që ShBA-ja ka bërë për Kosovën shkon përtej çdo partneriteti të njohur në botë

July 1, 2022
​Ambasadori Hovenier: Mbetemi të palëkundur për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

​Ambasadori Hovenier: Mbetemi të palëkundur për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

July 1, 2022
Rastet me COVID rriten në 110 vende, kreu i OBSH-së thotë se pandemia është larg përfundimit

Rastet me COVID rriten në 110 vende, kreu i OBSH-së thotë se pandemia është larg përfundimit

July 1, 2022
Voltalia nis ndërtimin e parkut solar në Karavasta të Shqipërisë

Voltalia nis ndërtimin e parkut solar në Karavasta të Shqipërisë

July 1, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com