
Donat Rrudhani ka dhënë disa sqarime për fjalët e tij që bënë bujë të madhe nëpër mediat kosovare.
Në një intervistë për ‘Blick’, Rrudhani kishte thënë se në kohën kur ai ishte në Kosovë, e vetmja mënyrë për të luajtur te ndonjë klub ishte nëse prindi njihte dikë.
Këto fjalë u përhapën nëpër mediat kosovare dhe lojtari mori edhe disa kritika pse ‘zbuloi haptazi’ këto gjëra në mediat e huaja. Tani, përmes ‘Facebook’ anësori kosovar ka dhënë disa sqarime.
Sqarim rreth intervistet time të dhënë për gazetën Zvicrrane “Blick„
Në lidhje me termin e përdorur se: në Kosovë mund të luash vetëm nëse babai ytë ka të njohur dikë në klube, kam pasqyruar situaten e para 12-13 vitev në futbollin vendorë të Kosovës pjes e së cilit kam qenë edhe unë, prandaj situata e tanishme sidomos pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA normalisht që ka ndryshuar dhe rastet në klubet e Kosovës që kan ndodhur para 12-13 viteve nuk përkojnë me situatën e tanishme, ku kemi rritje të profesionalizmit ku ekipet tona si Drita, Gjilani, Prishtina, Llapi, Ballkani etj. po përfaqsojnë dinjitetshëm dhe me plot sukses Kosovën në garat Evropiane.
Andaj kërkojë nga mediat dhe opinioni sportiv qe intervista ime për gazën “Blick„ të mos marrë kahje tjetër apo të paraqitet në një menyr tjetër nga ajo qfarë kam thënë.
( Intervista e plot ne Koment )
I juaji Donat Rrudhani (postimi pa intervenime)
Rrudhani ishte nga lojtarët më të mirë të Kosovës në grumbullimin e fundit. Ai sezonin e ri do ta nis me skuadrën e tij të re, Young Boys dhe pritet të jetë edhe në grumbullimin tjetër të Kosovës.