prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Rrëfimi ndryshe i Abdixhikut: Albina, shtylla e familjes – i lumtur nëse fëmijët e mi nuk do të ndjekin rrugën e politikës

prestigji.com by prestigji.com
1 month ago
in Lajme
A A
Rrëfimi ndryshe i Abdixhikut: Albina, shtylla e familjes - i lumtur nëse fëmijët e mi nuk do të ndjekin rrugën e politikës
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Ndonëse ligjërimin e llogarit si njërin prej profesioneve të tija më të mira, prapseprapë, për të parin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, angazhimi i vetëm për momentin mbetet politika.

Ai, në një intervistë ekskluzive për Klankosova.tv, ka theksuar se politika e ka shtyrë që t’i lë anash fushat tjera në të cilat ishte aktiv.

“Por kam vendosur të merrem me politikë, jo për të përmirësuar statusin tim shoqëror, por si shprehje e padurimit dhe pakënaqësisë me zhvillimet shoqërore në vend. Kam lënë, sikurse plot bashkëpunëtorë të mi, një jetë shumë më të rehatshme private, për një angazhim shumë më të rëndë publik. Por sot jam i përkushtuar vetëm në politikë. Angazhimi im i vetëm sot është LDK-ja. Dhe për një kohë, mësimdhënia dhe rehatia që vjen me të duhet të presin”, ka thënë Abdixhiku.

Pos politikës, Abdixhiku anash nuk e lë leximin. Ai tregon se si fëmijë ka qëndruar në zyrën e nënës së tij, në Bibliotekën e Institutit Albanologjik të Prishtinës, ku ka kuptuar se njeriu nuk mund të ketë një libër të preferuar. Por, sipas tij, mund të ketë preferenca momentale të leximit, mbi fusha të dhëna.

“Dhe unë kam preferenca momentale të leximit në fusha të dhëna. Kohëve të fundit kryesisht ndodhem në mes të librave të Stephen Haëking, mbi hapësirën, kohën, universin dhe vetë teorinë e kuantumit; sikurse të mitologjisë greke. Sapo kam përfunduar librin e Stephen Fry “Troja: Tregimi ynë më i madh, i ritreguar”; një përmbledhje e shkëlqyeshme e tregimeve mitologjike”.

Politika nuk i jep shumë kohë për gjëra të tjera, por kryetari i LDK-së mundohet që të gjejë kohë edhe për familjen e tij.

Në këtë intervistë për Klankosova.tv, ai thotë se i ndodh që të kthehet në mbrëmje në shtëpi dhe t’i gjejë në gjumë vajzat e tij.

Abdixhiku shprehet edhe rreth asaj se a dëshiron që fëmijët e tij të ndjekin rrugën e politikës të ardhmen.

Advertisement

“Jo! Unë nuk dua të përcaktoj preferencat e angazhimit të askujt, as të fëmijëve të mi, por do të isha shumë i lumtur që ata të mos ndjekin rrugën politike. Politika, e ndershme, e pastër, e drejtë është sakrificë. Dhe shpeshherë sakrificë pa mirënjohje. Madje me Albinën që tani kemi brenga për mënyrën se si ato do të përballen me ekspozimin e gjithëmbarshëm politik”.

Vend të rëndësishëm në jetën e tij, zë edhe gruaja Albina, për të cilën thotë se është shtylla e familjes.

“Me Albinën jam takuar në verën e vitit 2008. Në vendet e zakonshme të frekuentimit të kohës në Prishtinë. Më pas u martuam në vitin 2013. Pra jemi në vitin e 15 të lidhjes; dhe jam me fat për mbështetjen që marr nga ajo në çdo sferë të jetës. Albina është shtyllë e familjes sonë; ndonëse ka angazhime të punës e profesionale po aq të rënda. Disi ia del dhe t’i durojë gjithë brengat që i sjell në shtëpi nga politika, por dhe të më mbajë të përkushtuar në angazhimin që kam përpara”, ka thënë Abdixhiku.

Intervista e plotë publikohet më 1 janar të vitit 2023./Klankosova.tv

 

 

Lexo edhe

Kurti dhe Nagavci vizituan rektoratin e UP-së
Lajme

Kurti dhe Nagavci vizituan rektoratin e UP-së

February 2, 2023
Gashi: 'Albini ia nguli Vuçiqit'
Lajme

Gashi: ‘Albini ia nguli Vuçiqit’

February 2, 2023
S’ka nevojë të më përmendin, nëse duan të dalin te unë, atëherë do duhej të isha edhe unë në burg si shokët e mi
Lajme

Klinaku: Gjykata Speciale vazhdon me vendim politik ndaj Gucatit e Haradinajt

February 2, 2023
Vuçiq i quan “përrallë” kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit
Lajme

Vuçiq i quan “përrallë” kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit

February 2, 2023
Kryesia e Kuvendit vendos për mbajtjen e seancës plenare më 22 shkurt
Lajme

Kuvendi s’ka kuorum për vazhdimin e masave emergjente për energjinë

February 2, 2023
Sulja e deputetëve serbë drejt Vuçiqit, gazetari Seferi tregon shkaqet (VIDEO)
Lajme

Sulja e deputetëve serbë drejt Vuçiqit, gazetari Seferi tregon shkaqet (VIDEO)

February 2, 2023
Kurti dhe Nagavci vizituan rektoratin e UP-së
Lajme

Kurti dhe Nagavci vizituan rektoratin e UP-së

by prestigji.com
February 2, 2023

Bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi rektoratin e Universitet...

Read more
Gashi: 'Albini ia nguli Vuçiqit'

Gashi: ‘Albini ia nguli Vuçiqit’

February 2, 2023
S’ka nevojë të më përmendin, nëse duan të dalin te unë, atëherë do duhej të isha edhe unë në burg si shokët e mi

Klinaku: Gjykata Speciale vazhdon me vendim politik ndaj Gucatit e Haradinajt

February 2, 2023
Alarm në Itali, telefonata që paralajmëroi për një sulm terrorist në Bolonjë

Alarm në Itali, telefonata që paralajmëroi për një sulm terrorist në Bolonjë

February 2, 2023
Vuçiq i quan “përrallë” kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit

Vuçiq i quan “përrallë” kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit

February 2, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com