Ronaldo ende me rol kryesor në Portugali

 Ronaldo ende me rol kryesor në Portugali

Cristiano Ronaldo do të ketë rol kyç në përpjekjet e Portugalisë për të mbrojtur titullin e Kampionit Evropian.

Bashkë lojtari i tij, Jose Fonte thotë se Ronaldo ende do vazhdojë t’i sjellë të miras kombëtares së tij.

“Ai është lideri ynë, kapiteni ynë, si zakonisht ai po përgatitet në mënyrën më të mirë. Ai është njëri ndër profesionistët më të mirë. Numrat flasin për të. Ai akoma po qëndron, ai është akoma një arushë, kështu që mos prisni asgjë tjetër, pos madhështi nga ai”, ka thënë ish mbrojtësi i Southamptonit.

Advertisement

Portugalia është një nga ekipet kombëtare më të suksesshme të viteve të fundit, shkruan Eurosport, përcjell Klankosova.tv.

Kampionët e Euro 2016 fituan edicionin inaugurues të Ligës së Kombeve dhe janë bërë edhe më të fortë që nga triumfi i tyre në Francë, me Bruno Fernandes, Bernardo Silva dhe Ruben Dias duke u bërë yje të klasit botëror.

Ka mundësi të shumta pothuajse në çdo pozicion, madje edhe zgjedhja e një skuadre prej 26 vetash për turneun dukej mjaft e ndërlikuar, me shumë lojtarë të mrekullueshëm të lënë jashtë.

Të fortë në mbrojtje dhe shumë të shkathët në sulm, mbajtësit e kupës janë të destinuar të luajnë futboll më mirë se pesë vjet më parë.

Ata mund të jenë ekipi që mund të befasojë sërish si pesë vite më parë .

Advertisement

Të ngjashme