Një robot që luan shah kapi dhe theu gishtin e një djali shtatëvjeçar gjatë një ndeshjeje në ”Moskow Open” javën e kaluar, kanë raportuar burimet e mediave ruse.
“Roboti theu gishtin e fëmijës”, tha Sergey Lazarev, president i Federatës së Shahut të Moskës, për agjencinë e lajmeve TASS pas incidentit, përcjell Klankosova.tv.
Tutje thuhet se makina kishte luajtur shumë ekspozita të mëparshme pa telashe.
“Kjo është sigurisht e keqe.”
Videoja e incidentit më 19 korrik të publikuar nga kanali Baza Telegram tregon gishtin e djalit duke u shtypur nga krahu robotik për disa sekonda dhe fëmija duket dukshëm i pakëndshëm përpara se një grua e ndjekur nga tre burra nxiton për ta çliruar djalin nga kontrolli i makinës.