prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Rama: Pagat e mjekëve specialistë më të larta se në Kosovë

prestigji.com by prestigji.com
3 weeks ago
in Lajme
A A
Rama: Pagat e mjekëve specialistë më të larta se në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Kryetari i Partisë Socialiste në Shqipëri, Edi Rama është shprehur se do të fitojnë bindshëm në zgjedhjet e 14 maj, pa bërë asgjë nga gjërat që po bëjnë, pasi kundërshtarët janë nën nivelin e pritshmërive minimale të publikut shqiptar.

Rama i bëri këto komente pas mbledhjes së kryesisë socialiste, ku theksoi se janë në hapat e fundit të përgatitjeve për zgjedhjet dhe në fund të këtij muaji do të bëhet regjistrimi i kandidatëve, i listave për këshilltarët dhe nga ana tjetër, përtej këtij aspekti është dhe aspekti programatik i fushatës, specifikat e zonave të ndryshme, si dhe përmbajtja thelbësore në rrafshin kombëtar.

Sipas Ramës, ngritja e pagave është bërë që profesionistët të kenë më shumë interes dhe në këtë mënyrë të ketë shërbime më të mira shtetrore. Ai mohoi se pagat janë e pensionet po rritjet në kuadër të fushatës zgjedhore, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

“Kemi bërë një hap të rëndësishëm me rritjen e pagës për mjekët specialistë, që më në fund, duke filluar nga muaji prill do të shpërblehen sipas pagave të larta të rajonit. Jemi faktikisht barazuar me Serbinë në pagë, jemi mbi Kosovën dhe në një mesatare të lartë. Të gjitha vendet tani janë pak a shumë rreth të njëjtës pagë…. Ne, për fat të mirë, nuk kemi nevojë të bëjmë gjëra të tilla për të fituar zgjedhjet. Ne zgjedhjet i fitojmë edhe pa bërë asgjë nga këto sepse e thashë; për fat të keq, kundërshtarët janë nën nivelin e pritshmërive minimale të publikut shqiptar”, ka thënë ai.

Ai është pyetur se kur do t’i zyrtarizojnë kandidatët për zgjedhjet e 14 majit.

“Pak a shumë po. Aty ku ka pasur dakordësi dhe ka pasur, si të thuash, sinkronizim rreth kandidatëve të caktuar që janë aktualisht kryetarë bashkie ka vazhduar natyrshëm procesi. Zyrtarizimi përfundimtar do të bëhet si gjithmonë, përpara se kandidatët të regjistrohen zyrtarisht, por pak a shumë, në linja të përgjithshme. E dimë se cila do jetë skuadra e kryetarëve të bashkive. Nuk flasim për emra konkretë”, tha ai.

Advertisement

Derisa foli edhe për rezultatin që pret në zgjedhjet e 14 majit.

“Mendoj që do fitojmë shumë bindshëm, por për hir të vërtetës, dua të jem shumë i drejtpërdrejtë me ju. Fitorja kur ke përballë kundërshtarë të tillë, në aspektin aritmetik është minimumi. Ne duhet të shkojmë përtej fitores aritmetike sepse të hysh në fushë me kundërshtarë që nuk janë në lartësinë e duhur dhe janë deri edhe të padenjë për të qenë në fushë, nuk është e vështirë të fitosh. Çështja është të shkosh përtej fitores aritmetike dhe kjo do të thotë më shumë me njerëzit, më shumë për njerëzit sepse këto lloj situatash rrezikojnë shumë të të shkëpusin nga njerëzit sepse kur vjen puna tek fitorja aritmetike, nuk ka asnjëherë një fitore të lehtë, por gjërat nuk janë aq të vështira sa janë kur duhet të merresh me pagat, kur duhet me mbështetje më shumë për pensionistët, kur duhet të merresh me mbështetje më shumë për profesionistët, kur duhet të merresh me investime, kur duhet të merresh me ecurinë e shumë e shumë gjërave të tjera. Kjo është sfida në të cilën ne duhet të përqendrohemi shumë më tepër ndërsa politikës së gërr gërr gërrit duhet t’ia lejmë të shkuarës”, tha ai.

Lexo edhe

Hafiz Sabri ef. Koçi, jetimi i cili i vuajti 21 vite burg dhe Ramazani i tij gjatë komunizmit
Lajme

Hafiz Sabri ef. Koçi, jetimi i cili i vuajti 21 vite burg dhe Ramazani i tij gjatë komunizmit

March 30, 2023
Çitaku: Të zbardhet afera e ambasadorit Berishaj, ai të kthehet menjëherë nga detyra
Lajme

Çitaku: Kurti po flet për rritje ekonomike sikur të mos jetonte në Kosovë

March 30, 2023
Gjykata fundos McGonical/ rëndohen akuzat, Juria kërkon konfiskimin e pronave
Lajme

Gjykata fundos McGonical/ rëndohen akuzat, Juria kërkon konfiskimin e pronave

March 30, 2023
albin kurti epopeja e uck
Lajme

Kurti thotë se s’ka dëgjuar për marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO)

March 30, 2023
Kurti: Nuk është mirë të thoni ‘Asociacioni po bëhet’ (VIDEO)
Lajme

Kurti: Vetëmenaxhimi s’do të jetë vetëqeverisje (VIDEO)

by prestigji.com
March 30, 2023

Shkruan: Abdullah Klinaku Hafiz Sabri Koçi, i lindur me 13 maj 1921, Idrizi, ishte babai i tij, vdiq në Selanik,...

Read more
Çitaku: Të zbardhet afera e ambasadorit Berishaj, ai të kthehet menjëherë nga detyra

Çitaku: Kurti po flet për rritje ekonomike sikur të mos jetonte në Kosovë

March 30, 2023
Gjykata fundos McGonical/ rëndohen akuzat, Juria kërkon konfiskimin e pronave

Gjykata fundos McGonical/ rëndohen akuzat, Juria kërkon konfiskimin e pronave

March 30, 2023
albin kurti epopeja e uck

Kurti thotë se s’ka dëgjuar për marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së (VIDEO)

March 30, 2023
Kurti: Nuk është mirë të thoni ‘Asociacioni po bëhet’ (VIDEO)

Kurti: Vetëmenaxhimi s’do të jetë vetëqeverisje (VIDEO)

March 30, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com