Advertisement
Një asamblist i Kuvendit Komunal në Rahovec nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Rahovec.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi.
“Sinan Kryeziu, master i juridikut, drejtimi Kushtetues Administrativ, i angazhuar si një aktivist në shërbim të qytetarëve, i zgjedhur prej tyre anëtar (asamblist) i Kuvendit Komunal në Rahovec, deri tash ka qenë pjesë e grupit të këshilltarëve nga VV, e nga sot është pjesë e AAK-së”, ka shkruar Latifi në llogarinë e tij në Facebook.
Advertisement