prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

‘RADIO 1’ pret në New York përfaqësuesit e shoqatës ‘’Peja’’: Shqiptarët në SHBA, nuk janë më vetëm fuqi punëtore

prestigji.com by prestigji.com
6 months ago
in Lajme
A A
‘RADIO 1’ pret në New York përfaqësuesit e shoqatës ‘’Peja’’: Shqiptarët në SHBA, nuk janë më vetëm fuqi punëtore
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Kryetari i Shoqatës ‘Peja’ në New York, Rejmond Zeka, i shoqëruar nga sekretari Blerim Koçani dhe anëtari i Kryesisë, Nevzat Bakraqi, kanë vizituar ‘RADIO 1’ me ç’rast janë pritur nga Fitim Behluli – kryeredaktor, Shpresa Rama – redaktore përgjegjëse e programit muzikor dhe Flora Rama – përgjegjëse e marketingut.

Takimi vie në këtë kohë, kur ‘RADIO 1’, korrikun e shënon si muajin e saj, meqë sinjali testues i kësaj radioje në frekuencë rajonale 98.0Fm filloi më 4 Korrik 2019, në ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, ndërsa programi i rregullt 24 orësh filloi më 29 korrik të të njëjtit vit.

Tre vjet më parë, ka qenë pikërisht shoqata ‘Peja’ në New York e cila bashkë me komunitetin shqiptar atje, kishin mbështetur financiarisht projektin e hapjes së ‘RADIO 1’.

Përveç përgëzimeve për rrugëtimin e suksesshëm ndër vite, në takim janë parashtuar edhe tema me rëndësi të përgjithshme nacionale e kombëtare, veçanërisht për mërgatën tonë.

Rejmond Zeka – kryetar i shoqatës ‘Peja’ në New York, para drejtuesve të ‘RADIO 1’, ka shpalosur kërkesën e komunitetin shqiptar në SHBA, për ndikim medial tek insitucionet në regjistrimin e numrit të mërgatës shqiptare në Amerikë, për çfarë ka marrë zotimin se do kenë mbështetje të fuqishme mediale.

Ka qenë konstatim i përbashkët i mysafrëve dhe nikoqirit se mërgata shqiptare në SHBA më nuk është vetëm fuqi punëtore për Amerikën. Gjenerata e re, janë vajza dhe djem që po arsimohen në nivelet më të larta amerikane duke ruajtuar kulturën dhe traditën shqiptare. Si faktor në SHBA, është domosdoshmëri, regjistrimi numerik i tyre dhe evidentimi poashtu.

Drejtuesit e Shoqatës ‘Peja’ në Nju Jork, kanë shpalosur përshtypjet nga takimet pritëse që kanë pasur tek kryeministri Kurti, kryetari i Pejës Muhaxheri dhe ish-kryetari i Pejës, kryetar i AAK-së, Berisha.

Duke folur për projektet e shumta e të gjithëanashme të shoqatës ‘Peja’ në Nju Jork, drejtuesit e saj, kanë marrë përgëzimet dhe mbështetjen e fuqishme nga ana e drejtuesve të ‘RADIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi’, Fitim Behlulit dhe Shpresa Ramës, për themelimit e ‘Oktetin pejan’, që mbanë emrin e profesorit të ndjerë pejan, Xhevdet Bakraqi, drejtor shumëvjeçar i shkollës së muzikës në Pejë dhe udhëheqës ndër vite i shoqërisë ‘Vëllëzërit Bakraqi’, i cili viteve të fundit të jetës kishte jetuar dhe vepruar në SHBA.

Advertisement

Në bashkëbisedim, në emër të ‘RADIO 1’, Fitim Behluli – kryeredaktor, ka shprehur idenë dhe gatishmërinë për mbështetje të ndodnjë iniciative për shënjimin e kontributit të kësaj shoqate që mbanë emrin e qytetit, duke e kurorëzuar me ndonjë projekt simbolik në ndonjë cep të qendrës së qytetit, e ku do pllakosej emri dhe firma e Shoqatës ‘Peja’, për çfarë palët janë dakorduar që nisma të bartet si kërkesë për insitucionet lokale-komunale.

Ndryshe, nga komuniteti pejan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njerëz të dëshmuar të vullnetit të mirë, nëpërmjet shoqatës ‘Peja’ në New York, më 24 korrik 2019, drejtuesit e ‘RADIO 1’, kishin pranuar mbështetje në vlerë financiare prej 6 mijë e 500 qind dollarëve amerikanë, që vullnetarisht ishin mbledhur vetëm brenda pak orësh në New York, të cilat janë përdorur për të vënë hapat e parë në ndërtimin e këtij institucioni medial.

Shoqata “Peja” në New York është themeluar në shtator të vitit 1998.

Kjo shoqatë ka një ndikim dhe autoritet të madh në zhvillimet për Pejën dhe Kosovën në SHBA.

Lexo edhe

Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira
Lajme

Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira

January 27, 2023
Një ilaç që shitet 2.50 euro në Ballkan, te ne shitet 7.50 euro
Lajme

Një ilaç që shitet 2.50 euro në Ballkan, te ne shitet 7.50 euro

January 27, 2023
Solidariteti i shqiptarëve: Për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
Lajme

Për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet

January 27, 2023
E bija e Erdoganit mbron Kosovën, prapë e sulmon Daçiqin!
Lajme

E bija e Erdoganit mbron Kosovën, prapë e sulmon Daçiqin!

January 27, 2023
Konjufca në Strasburg, takon delegacione të shteteve anëtare të Asamblesë Parlamentare të KiE
Lajme

Konjufca në Strasburg, takon delegacione të shteteve anëtare të Asamblesë Parlamentare të KiE

January 26, 2023
Vuçiqi refuzon t’i thotë emrat e shteteve që “e tërhoqën njohjen e Kosovës”
Lajme

Serbët e Kroacisë marrin thirrje për mobilizim në rast lufte në Kosovë

January 26, 2023
Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira
Lajme

Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira

by prestigji.com
January 27, 2023

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, Karen Donfried derisa foli për luftën e Rusisë në...

Read more
Një ilaç që shitet 2.50 euro në Ballkan, te ne shitet 7.50 euro

Një ilaç që shitet 2.50 euro në Ballkan, te ne shitet 7.50 euro

January 27, 2023
Solidariteti i shqiptarëve: Për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet

Për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet

January 27, 2023
E bija e Erdoganit mbron Kosovën, prapë e sulmon Daçiqin!

E bija e Erdoganit mbron Kosovën, prapë e sulmon Daçiqin!

January 27, 2023
AGK i bën thirrje FFK-së që të organizojë Kuvend transparent

AGK i bën thirrje FFK-së që të organizojë Kuvend transparent

January 27, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com