Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home EKONOMI

Radakoviq: Shumë shpejt do të fillojë faturimi i energjisë elektrike në veri

prestigji.com by prestigji.com
3 months ago
in EKONOMI
A A
Kosova.Info
Share on FacebookShare on Twitter

Dushan Radakoviq, drejtor ekzekutiv i Qendrës ACDC për Avokimin e Kulturës Demokratike, ka thënë se shumë shpejt do të arrihet marrëveshja për energjinë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe se në veri të Kosovës do të fillojë faturimi i energjisë elektrike.

Marrëveshja për energjinë është nënshkruar në vitin 2013 dhe nuk është realizuar deri më sot, dhe qytetarët në veri të Kosovës nuk e kanë paguar rrymën e shpenzuar për dy dekada.

Edhe pse ende nuk është nënshkruar marrëveshja, Radakoviq beson se shumë shpejt do të vijë deri tek nënshkrimi, por edhe tek pagesa e rrymës.

“Ajo që mora ishte informacioni se marrëveshja është pothuajse gati, vetëm po prisnim zgjedhjet që të nënshkruhej, nuk e di nëse mosorganizimi i zgjedhjeve në Kosovë do ta shtyjë procesin e nënshkrimit. Ajo që di është se Qeveria e Kosovës ka kohë që paguan rrymën për veriun, kështu që njerëzit e veriut, unë personalisht nuk kam marrë asnjë faturë nga EPS, e cila lëshon faturat, kështu që mendoj se shumë shpejt marrëveshja do të jetë dhe do të fillojë faturimi, dhe si do të jetë për pjesën tjetër nëse njerëzit do të paguajnë ndonjë paushal, nëse do të jetë një marrëveshje me Beogradin që dërgon rrymë në Kosovë për të bërë pagesën apo çfarë nuk e di, kjo do të jetë pjesë e marrëveshjes, këtë ndoshta vetëm një numër i vogël i njerëzve mund ta dijë, andaj presim që në dy-tre muajt e ardhshëm të fillojë faturimi i energjisë elektrike”, tha Dushan Radakoviq.

Radakoviq thekson se marrëveshja e përkohshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për targat duhet të zëvendësohet me një zgjidhje përfundimtare. Grupet punuese të formuara gjashtë muaj më parë, në të cilat përfshihen përfaqësues të Beogradit, Prishtinës dhe Bashkimit Evropian, më së voni deri të enjten është dashur të paraqesin një zgjidhje të përhershme për targat, të bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së.

Ai nuk sheh zgjidhje të menjëhershme dhe beson se pala kosovare nuk dëshiron të ketë zgjidhje me stikersa.

“Kam frikë se nuk shoh zgjidhje për momentin, sepse mendoj se pala kosovare nuk dëshiron të ketë zgjidhje me stikersa, pala serbe po e shtyn këtë këtë zgjidhje me stikersa, kështu që kemi një ngërç. Kam dëgjuar gjashtë, shtatë, tetë opsione të ndryshme për të gjetur zgjidhje, të cilat do duheshin të ishin pjesë e gjithë kësaj, por gjithsesi ajo që di është se nuk ka zgjidhje. Kanë marrëveshje për ca gjëra të tjera, për rrymën, diçka për të zhdukurit, për stikersat nuk ka arritur deri tek ndonjë nivel. Mendoj se zgjedhjet në Serbi e ngadalësuan pak procesin. Nuk besoj se do të ketë masa reciproke për ta pasur sërish ROSU-në në veri, rreth kufijve etj. Por për të pasur një zgjidhje, jo për momentin. Me 21 prill, nëse nuk gaboj, skadon ajo marrëveshje, ndoshta edhe për atë ditë i kanë caktuar negociatat, por më 21 prill skadon edhe marrëveshja gjashtëmujore për stikersa”, ka theksuar Radakoviq.

Ai flet edhe për luftën në Ukrainë, e cila po zgjatë më shumë se pesëdhjetë ditë.

“Është një ndarje e madhe për të qenë i sinqertë. Sa i përket veriut, ka shumë më tepër mbështetje për Rusinë sesa për Ukrainën. Sa për jugun e Ibrit, ka shumë më tepër mbështetje për Ukrainën sesa për Rusinë. Sigurisht, mbështetje për Serbët dhe mbështetja për shqiptarët monitorohet nga afër. E gjithë bota reflekton në këtë, por ne gjithashtu shohim përmes çmimeve dhe përmes jetës dhe përmes sigurisë, përmes gjithçkaje. Është duke u përcjellë nga afër dhe mendoj se është një nga temat që përcillet më së shumti, e cila është duke u përcjellë çdo ditë në lajme, sepse formëson jetën e të gjithë neve që jetojmë këtu”, thotë ai.

I pyetur nëse është e vërtetë që shqiptarët po shesin shtëpitë në vendbanimin boshnjak në veri të Kosovës, Radakoviq theksoi se kjo është hera e parë që dëgjojnë diçka të tillë dhe se nuk ka probleme të mëdha mes serbëve dhe shqiptarëve në atë zonë që të vijë puna deri tek jo.

“Kjo është hera e parë që e dëgjoj të them të drejtën, këtu jetojnë një numër i madh i shqiptarëve pa probleme të mëdha, Mitrovica është qytet multietnik, shqiptarët vijnë çdo ditë në veri për të blerë lirisht pa asnjë incident, pa asnjë problem. Sinqerisht nuk kam dëgjuar që ndonjë shqiptar të shesë shtëpi”, thotë ai për KP.

Lexo edhe

Shtrenjtohet benzina, ky është tavani i çmimeve të karburanteve për 24 orët e ardhshme
EKONOMI

Shtrenjtohet benzina, ky është tavani i çmimeve të karburanteve për 24 orët e ardhshme

June 30, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Investimet strategjike, Hajdari i tregon dy sfidat kryesore

June 29, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Inspeksioni aksion për lirimin e hapësirave të uzurpuara nga kafeteritë në Prishtinë

June 29, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Mullistët dalin kundër shtrenjtimit të bukës në 60 centë, kanë edhe një lajm të mirë

June 29, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Tërheqja e kursimeve nga Trusti, Jashari: Ka interesim të madh nga qytetarët për ta nënshkruar peticionin

June 29, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Fadil Berjani për të tretën herë në krye të naftëtarëve

June 29, 2022
Për Kosovën është pasuri një mërgatë e angazhuar dhe mirë e integruar
Lajme

Për Kosovën është pasuri një mërgatë e angazhuar dhe mirë e integruar

by prestigji.com
July 5, 2022
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj zyrtar në Slloveni, është takuar edhe me mërgimtarë, përcjell...

Read more
Suedia e Finlanda edhe një hap para drejt NATO-s (VIDEO)

Suedia e Finlanda edhe një hap para drejt NATO-s (VIDEO)

July 5, 2022
Osmani: Takimi me mërgatën tonë, sjell gjithmonë emocione të veçanta

Osmani: Takimi me mërgatën tonë, sjell gjithmonë emocione të veçanta

July 5, 2022
Takimi i dytë i Ekipit të Unitetit me ambasadorin amerikan, flet Enver Hoxhaj

Takimi i dytë i Ekipit të Unitetit me ambasadorin amerikan, flet Enver Hoxhaj

July 5, 2022
Hysni Sylës, post-mortum, i promovohet libri për Halit Baranin (VIDEO)

Hysni Sylës, post-mortum, i promovohet libri për Halit Baranin (VIDEO)

July 5, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com