Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home RAJONI & BOTA

Qytetarët e Hersonit të pushtuar detyrohen të pajisen me pasaporta ruse

prestigji.com by prestigji.com
2 days ago
in RAJONI & BOTA
A A
Kosova.info
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Autoritetet ruse po ushtrojnë presion ndaj banorëve vendas në rajonin jugor të pushtuar të Ukrainës, Herson, duke kryer kontrolle shtëpi më shtëpi për t’iu kërkuar njerëzve që të pajisen me leje të vozitjes ruse dhe madje edhe me pasaporta ruse në mënyrë që të punojnë, bëri të ditur një zyrtar ukrainas.

Pohimet e Yuri Sobolevskiy-t, një zyrtar i lartë në Këshillin Rajonal të Hersonit, konfirmojnë më tej për mënyrën se si autoritetet e vendosura nga Rusia po kërkojnë të eliminojnë çdo mospajtim ose kundërshtim publik përpara mbajtjes së një referendumi të orkestruar nga Moska, i cili pritet të mbahet në javët e ardhshme. Një votim i tillë, për të cilin Kievi zyrtar dhe vëzhguesit e pavarur thonë se do të ishte i paligjshëm, do t’i hapte rrugën Moskës që ta aneksonte rajonin si pjesë të Rusisë.

Rajoni i Hersonit, dhe ai fqinj i Zaporizhias, janë në fokus të luftimeve gjithnjë e më intensive, ndërsa Ukraina ka ndërmarrë një kundërofensivë ndaj forcave ruse – një përpjekje që besohet se synon, pjesërisht, pengimin e mbajtjes së çdo referendumi të mundshëm.

Gjatë fundjavës, Ukraina goditi urën e fundit të paprekur mbi lumin Dnieper pranë rajonit të Hersonit, duke e dëmtuar rëndë atë dhe duke penguar përpjekjet ruse për të ri-furnizuar forcat e tyre përgjatë bregut perëndimor të lumit apo për të evakuuar trupat e mbetura. Kreu i rajonit fqinj të Mikolaivit, Vitaliy Kim, tha më 13 gusht se oficerët e rangut të lartë rusë po tërhiqeshin nga pozicionet e bregut perëndimor, megjithëse nuk kishte asnjë konfirmim të menjëhershëm.

Rajoni i Hersonit u pushtua nga forcat ruse menjëherë pas nisjes së agresionit ushtarak të 24 shkurtit, dhe ata lëvizën me shpejtësi duke u përpjekur të vendosnin kontrollin në territor, por pa arritur të shtriheshin gjërësisht, tha Sobolevskiy në një intervistë për Current Time më 13 gusht.

Tani në Herson ndodhen oficerë nga Garda Kombëtare e Rusisë – një forcë policore paraushtarake, së bashku me Shërbimin Federal të Sigurisë, ose FSB, agjencia kryesore e sigurimit rus.

“Aktualisht, vendbanime të tëra janë subjekt i spastrimeve, me rreth 100-150 trupa ruse që kanë mbërritur të shoqëruar nga FSB-ja,” tha Sobolevskiy. “Në fakt, çdo vendbanim është thjesht i bllokuar, hyrja dhe dalja, dhe aty kontrollohet çdo banesë, nëse flasim për fshatra të vegjël apo qytete të vogla.

“Ata kontrollojnë gjithçka: dokumentet, përmbajtjen e celularëve, garazhet, automjetet. Kjo ndodh për disa arsye. Para së gjithash, ata kanë një listë shumë të madhe të njerëzve jo-besnikë, sepse rezistenca në rajonin e Hersonit është shumë e madhe dhe shumë aktive”, tha ai.

Tortura dhe Zhdukje në Jugun e pushtuar

Ndërsa rajonet e Hersonit dhe Zaporizhias u përballën me një eksod të njerëzve që u larguan, kryesisht pasi rusët morën kontrollin, shumë prej tyre kanë mbetur atje. Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë dokumentuar raste të besueshme të forcave ruse duke kryer akte të torturës, ndalim të paligjshëm dhe zhdukje me forcë.

“Forcat ruse i kanë kthyer zonat e pushtuara të Ukrainës jugore në një humnerë frike dhe paligjshmërie të egër”, tha Yulia Gorbunova, një studiuese e organizatës për të drejtat e njeriut “Human Rights Watch”, në një raport të publikuar në korrik. “Tortura, trajtimi çnjerëzor, si dhe ndalimi arbitrar dhe izolimi i paligjshëm i civilëve, janë ndër krimet e dukshme të luftës që ne kemi dokumentuar dhe autoritetet ruse duhet t’i japin menjëherë fund abuzimeve të tilla dhe të kuptojnë se ata mund dhe do të mbajnë përgjegjësi.”

Javën e kaluar, autoritetet pushtuese ruse filluan të lëshojnë leje drejtimi për shoferë dhe targa ruse për automjetet, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS. Autoritetet kanë filluar gjithashtu shpërndarjen e valutës ruse, rublës, për të zëvendësuar atë ukrainase (hryvnya).

“Është e pamundur të zhvillohet çfarëdolloj [referendumi] nëse nuk ka mbështetjen e plotë të popullatës. Është e pamundur të rindërtohet sistemi mjekësor i rajonit të Hersonit…nëse pothuajse të gjithë kryemjekët refuzojnë të bashkëpunojnë, apo janë larguar, shefat e reparteve nuk pranuan të bashkëpunonin dhe u larguan dhe mjekët thjesht refuzojnë të punojnë në këtë sistem”, tha ai. “E njëjta gjë vlen edhe për arsimin”.

Advertisement

Autoritetet ruse po përpiqeshin të zëvendësonin punonjësit e sektorit publik, si për shembull mësuesit dhe mjekët, duke rekrutuar qytetarë rusë, për të punuar në rajon me paga mbi mesataren, tha Sobolevskiy.

Për mjekët, tha ai, administratorët kërkonin që mjekët që donin të mbanin punën e tyre, të pranonin kartat e pagesave bankare të lëshuara nga bankat ruse, me pagat e lëshuara në rubla.

“Dhe tani është vendosur që nëse doni të punoni, nëse doni të merrni paratë tuaja, nëse doni të mjekoni njerëzit, duhet të aplikoni për një pasaportë”, tha Sobolevskiy.

I pyetur se sa për qind e popullsisë kishte aplikuar ose ka marrë vullnetarisht një pasaportë ruse, ai tregoi se numri ishte shumë i vogël dhe ia atribuoi këtë besnikërisë ukrainase dhe kundërshtimit ndaj autoriteteve pushtuese.

“Është objektivisht e papërfillshme,” tha ai. “Është aq numër i vogël sa nuk llogaritet as në përqindje. Shumica e atyre [që marrin pasaporta] janë pensionistë.”

Pasaportat dhe Pagesat

Nuk ishte e mundur të vërtetoheshin menjëherë pohimet e Sobolevskiy-t, megjithëse deklaratat e tij që punonjësit publikë janë detyruar të pranojnë pagesat në rubla u konfirmuan nga shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, të cilët thanë se punonjësit e ambulancës në Herson po detyroheshin gjithashtu të merrnin pagën e tyre në valutën ruse.

Autoritetet ruse kanë mbyllur degët dhe ATM-të që i përkasin bankave të Ukrainës dhe kanë mbyllur gjithashtu zyrat e shërbimit postar të Ukrainës, i cili përdoret shpesh për të transferuar para ose për pensionistët për të marrë pensionet.

“Disa pensionistë që i merrnin pensionet e tyre me para në dorë e kanë humbur tërësisht mundësinë për t’i marrë këto para”, tha Sobolevskiy. “Dhe ata që kanë marrë pension me kartë janë jashtëzakonisht të kufizuar në përdorimin e këtyre parave, sepse bankomatët ukrainas janë hequr nga dyqanet, nuk mund të paguash me kartë në treg dhe është jashtëzakonisht e vështirë të transferosh para. Ata përpiqen të bllokojnë të gjitha shërbimet sa më shumë që të jetë e mundur”.

Agjencia e inteligjencës ushtarake tha gjithashtu në vlerësimin e saj të 14 gushtit se banorët e Hersonit që marrin ndihmë humanitare janë detyruar të plotësojnë pyetësorë personalë. Dhe, sipas agjencisë, njerëzit po joshen të përdorin operatorët rusë të telefonisë celulare, me oferta të mëdha për internet në këmbim të dhënies së informacionit mbi pasaportën.

Sobolevskiy parashikon se “një përqindje e vogël” e popullsisë së rajonit do të marrë vullnetarisht pasaporta ruse.

“Këta janë tradhtarë që kaluan çdo kufi, tradhtuan veten, tradhtuan popullin e tyre, vendin e tyre, fëmijët e tyre — ata tradhtuan gjithçka”, tha ai.

Advertisement

Lexo edhe

Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
RAJONI & BOTA

Eksportet e energjisë “mund t’i rrisin të hyrat e Rusisë për gati 100 miliardë dollarë”

August 17, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Shpërthim i fuqishëm në një xhami në Kabul, raportohet për viktima

August 17, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

24 anije me mbi 600.000 tonë drithë u nisën nga portet e Ukrainës

August 17, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Vuçiq diskutoi me Lajçak: Zgjidhja e kompromisit të bëhet përmes dialogut

August 17, 2022
Kosova.Info
RAJONI & BOTA

Kryeministri i Malit të Zi, Abazoviq: Nuk kam asgjë kundër krijimit të një shumicë të re

August 17, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Dy institucionet kryesore kundër krimit dhe korrupsionit në…

August 17, 2022
Serbia po e shndërron veten në Bjellorusi të Ballkanit
Lajme

S’kemi qëllime të njëanshme dëmtuese, reciprociteti është për marrëdhënie paqësore

by prestigji.com
August 17, 2022
0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sonte është takuar me emisarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe...

Read more
Vriten disa persona në një xhami në Kabul

Vriten disa persona në një xhami në Kabul

August 17, 2022
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet takimet në Bruksel, kritikë për moszbatimin e marrëveshjeve

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet takimet në Bruksel, kritikë për moszbatimin e marrëveshjeve

August 17, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në

Eksportet e energjisë “mund t’i rrisin të hyrat e Rusisë për gati 100 miliardë dollarë”

August 17, 2022
Zelensky: Lufta nisi në Krime, përfundon me çlirimin e saj (VIDEO)

Zelensky: Lufta nisi në Krime, përfundon me çlirimin e saj (VIDEO)

August 17, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com