Qeveria nuk ka nënshkruar para-kontratën e ofruar nga Pfizer

 Qeveria nuk ka nënshkruar para-kontratën e ofruar nga Pfizer

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se në Qeveria e Kosovës ende nuk ka nënshkruar para-kontratën e ofruar nga kompania “Pfizer” për vaksinat kundër COVID-19 as pas tre javëve.

Sipas Haxhiut as Ministria e Shëndetësisë nuk i ka dërguar kërkesë kompanisë që sipas tij i ka ofruar Kosovës 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer, njofton Klan Kosova

Deputeti tutje ka thënë se përderisa çdo ditë po raportohet për humbje jete të qytetarëve të Kosovës, Qeveria Kurti bënë sehir.

Advertisement

“Në 10 ditët e fundit janë bëre ZERO vaksinime, derisa për 6 javë të Qeverisë Kurti 2, janë rexhistruar 431 raste të vdekjeve nga COVID-19”.

“Kjo përveq qe është neglizhence dhe padituri, për me keq mungesa e vaksinave është rrezikim i drejtpërdrejtë i shëndetit dhe jetës së qytetarëve tanë, është vdekje për shumë qytetarë të  Kosovës.”

Deputeti i PDK-së, hapjen e një pike vaksinimi për qytetarët e Kosovës në Morinë nga Qeveria e Shqipërisë, tani më është domosdoshmëri, sepse sipas tij Qeveria e Kosovës ka dështuar.

Advertisement

Të ngjashme