Qendra për Informim dhe Përmirësim Social ka reaguar për punësimin e Iljasa Fazliut si logoped në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK). Ndonëse, është arrestuar nga policia dhe është larguar nga pozita e ushtruesit të detyrës së shefit të shërbimit të logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë.
Në reagimin e kësaj qendre thuhet se ndonëse faktet për abuzimin e ushtruar nga Iljasa Fazliu janë publike dhe të padiskutueshme, dhe i njëjti është ende nën hetime si dhe ende nuk ka pranuar licencën e tij nga Oda e Infermierëve të Kosovës.
“Vendimi i kthimit i të Iljasa Fazliut në punë paraqet rrezik për shëndetin publik të qytetarëve të Kosovës dhe precedent të dëmshëm. Rikujtojmë se abuzimet ndaj fëmijëve, sidomos të fëmijëve me autizëm të cilët paraqesin një nga shtresat më të cenueshme të shoqërisë sonë, kanë pasoja afatgjate në shëndetin e tyre mendor”.
“Me këtë vendim, ShSKUK i vendosë në rrezik të abuzimit të mëtejshëm të gjithë fëmijët të cilët mund të kërkojnë trajtim nga logopedi, çka mund të shkaktojë, ndër të tjera, çrregullime të depresionit, ankthit, apo të shfaqë mendime për vetëvrasje. Kjo gjithashtu e forcon normalizimin e dhunës, duke e bërë atë institucionale dhe të pandëshkueshme”, thuhet në njoftim.
Fazliu akuzohet për e një fëmiu me autizëm në klinikën private “AAR LOGO PLUS”.
Klan Kosova ka raportuar më herët për këtë rast, për më shumë shikoni storien më poshtë: