Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home RAJONI & BOTA

Pyjet në Maqedoninë e V., digjen me hektarë e rigjenerohen me pëllëmbë

prestigji.com by prestigji.com
2 days ago
in RAJONI & BOTA
A A
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Në Maqedoninë e Veriut gjatë këtij viti janë djegur 733 hektarë pyje dhe kullota nga shpërthimi i 69 vatrave të zjarrit. Dëmi material llogaritet se kap vlerën e rreth 700 mijë eurove.

Në bazë të të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, si pasojë e zjarreve në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar u dogjën 11 mijë e 420 hektarë pyje nga më shumë se 140 vatra zjarri të regjistruara, të cilat asgjësuan më shumë se 482 mijë metër kub dru.

Për dy dekada janë djegur më se 50 për qind e pyjeve

Kirill Arsovski, biolog i cili drejton një platformë edukative mbi ambientin,(DOMA), thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë viteve të fundit Maqedonia e Veriut ka humbur më shumë se 50 për qind të hapësirave me pyje, qofshin ato gjetherënëse, gjethembajtëse, apo hapësira malore me shkurre.

Arsovski thekson se në 90 për qind të rasteve është faktori njeri ai që shkakton shpërthimin e zjarreve. Ai thotë se autoritetet shumë pak arrijnë të nxjerrin para drejtësisë aktorët, apo më e keqja porositësit e këtyre zjarreve, që si prapavijë kanë përfitimet nga mbledhja e drunjve të djegur, që më pas shiten në treg si lëndë djegëse.

“Me qëllim që të shfrytëzohen zbrazëtirat ligjore, pasi pyjet e djegura në bazë të ligjit lejohet të priten, përkatësisht trungjet e mbetura mund të shfrytëzohen si lëndë djegëse, shumë zjarre janë të qëllimshme”, thotë biologu Kirill Arsovski.

Ai nënvizon se për këtë arsye disa herë është iniciuar ndryshimi i ligjit, përkatësisht dispozitës që ka të bëjë me menaxhimin e pyjeve, porsa ka rezultuar pa sukses.

Aktivistët për mbrojtjen e mjedisit kanë ndezur alarmin pasi procesi i ngathët i regjenerimit të pyjeve të djegura, në masë të theksuar ndikon në prishjen e biodiversitetit.

“Reagimi ndaj shkatërrimit të pyjeve është i pamjaftueshëm. Mendoj se kjo vjen si rezultat i mospasjes së informacioneve të mjaftueshme mbi dëmet që shkakton shpyllëzimi, duke përfshirë ndikimin e madh në krizën klimatike, ngritjen e temperaturave, por edhe në rolin që shpyllëzimi ka në rrëshqitjet e dheut, si dhe vërshimet që ndodhin pas reshjeve të vrullshme që mund të ndodhin herë pas here në vendin tonë” , thotë për REL, Arianit Xhaferi, nga organizata joqeveritare që në fokus ka mbrojtjen e ambientit jetësor, Eco Guerila.

Rigjenerimi i pyjeve, proces disa d ekadash
Advertisement

Rajoni i Berovës mbetet pjesa më kritike e hapësirave të djegura pasi gjatë vitit të kaluar zjarret gëlltitën një pjesë prej mbi 50 hektarësh me drunj gjethembajtës.

Kryetari i Komunës së Berovës, Zvonko Peqevski, thotë se pjesa më e madhe e hapësirave të djegura ishin në pronësi të shtetit, kështu që dhe procedura për rigjenerim të pyjeve është më e komplikuar.

“Komisioni komunal doli në teren, konstatoi vlerën e dëmeve dhe me konstatimet, ky dokumentacion iu dërgua Qeverisë”, thotë Peqevski, duke nënvizuar se shpreson që institucionet përkatëse së shpejti do të reagojnë.

Ambientalistët thonë se problem më vete paraqet fakti që pas procesit të shpronësimit, ka shumë paqartësi se cilat sipërfaqe janë shtetërore dhe cilat nga to janë pronë private.

“Disa familje kanë prona nëpër pyje dhe shumë pak qytetarë, përfshirë dhe autoritetet, e dinë saktë se çfarë është pronë private e çfarë publike, dhe në një fare mënyrë i japin të drejtën e prerjes tjetrit, pa marrë parasysh kriteret e prerjes, si dhe nevojën për zëvendësimin gjegjësisht mbjelljen e menjëhershme të drunjve të tjerë”, thotë Xhaferi.

Ai shton se nevojitet një strategji gjithëpërfshirëse, nga qytetarët e deri tek institucionet më të larta të shtetit, për gjelbërimin e hapësirave të djegura.

Nga ndërmarrja “Pyjet Nacionale” të Maqedonisë së Veriut thonë se për të filluar faza e parë e procesit të rigjenerimit të hapësirave të djegura pyjore, që nënkupton pastrimin e këtyre hapësirave, nevojiten të paktën dy vjet.

Pasi fillimisht konstatohet dëmi material, pason procesi i pastrimit nga mbetjet e djegura të hapësirave pyjore të kapluara nga zjarri, dhe më pas fillon procesi i përgatitjes për rigjenerimin e pyjeve në formë natyrale, pra vetë mbirjes së fidanëve apo pyllëzimit të planifikuar që nënkupton mbjelljen e fidanëve të rinj.

Nga ndërmarrja “Pyjet Nacionale” të Maqedonisë së Veriut bëjnë të ditur se më problematik mbetet procesi i regjenerimit që zgjat shumë.

Sipas tyre, nga djegia e pyllit, pastrimi, përgatitja e deri te mbjellja e fidanëve të rinj nevojiten shtatë vjet.

Advertisement

Lexo edhe

Kosova.Info
RAJONI & BOTA

Optimizëm për përparim në bisedimet bërthamore me Iranin

August 8, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Al: Keqardhje për shqetësimin e shkaktuar nga raporti që akuzon Ukrainën për rrezikimin e civilëve

August 8, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

‘Më vonë mund të mos ndodhë kurrë’

August 8, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
RAJONI & BOTA

Rihapen rrugëkalimet në Gaza pas armëpushimit mes Izraelit dhe Xhihadit Islamik

August 8, 2022
Kosova.Info
RAJONI & BOTA

Pasi ia ndaluan hyrjen, Vuçiqi e çon në Kroaci propagandastin e tij, ai e lë një libër të Millosheviqit në varrin e këngëtarit kroat

August 8, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
RAJONI & BOTA

Shkuan për peshkim, por zbuluan arsenalin e armëve

August 8, 2022
Flakët "përpijnë" urën 900 vjeçare (FOTO)
Lajme

Flakët “përpijnë” urën 900 vjeçare (FOTO)

by prestigji.com
August 8, 2022
0

Autoritetet po hetojnë shkakun e një zjarri që përfshiu një urë të mbuluar me dru me 900 vjet histori në...

Read more
Ushtari akuzohet se shpiku 'përrallën e trimërisë', pasi shiti medaljet për 166 mijë euro

Ushtari akuzohet se shpiku ‘përrallën e trimërisë’, pasi shiti medaljet për 166 mijë euro

August 8, 2022
Kosova.Info

Optimizëm për përparim në bisedimet bërthamore me Iranin

August 8, 2022
Kurti: Hera e dytë brenda javës që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në veri

Kurti: Serbët kanë kohë dy muaj t’i ndërrojnë targat e Millosheviqit

August 8, 2022
Kosova.info

Al: Keqardhje për shqetësimin e shkaktuar nga raporti që akuzon Ukrainën për rrezikimin e civilëve

August 8, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com