Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home RAJONI & BOTA

Putin akuzon bankat perëndimore se nuk po paguajnë për gazin rus

prestigji.com by prestigji.com
3 months ago
in RAJONI & BOTA
A A
Kosova.info
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar bankat perëndimore se po dështojnë të kryejnë pagesat për gazin rus.

Këto deklarata të bëra më 14 prill vijnë dy javë pasi lideri rus kërkoi që pagesat për gazin rus të bëhen me rubla.

“Ka mospagesa të dërgesave të eksportit të burimeve të energjisë ruse”, tha Putin gjatë një takimi lidhur me zhvillimin e sektorit të energjisë së Rusisë. Pjesë e kësaj mbledhjeje u transmetua në televizionin shtetëror rus.

“Bankat nga këto shtete jashtëzakonisht jomiqësore nuk po realizojnë transferimin e pagesave”, tha Putin.

Në fund të marsit, Putin kishte kërkuar nga shtetet e Bashkimit Evropian që të paguajnë me rubla për gazin rus, një lëvizje që Rusia teksa po tenton që të zbusë ndikimin në ekonominë e saj të sanksioneve perëndimore.

Qeveritë perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj sistemit financiar dhe ekonomisë ruse, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Blerësit e gazit rus mund të hapin një llogari në Gazprombank dhe të depozitojnë paratë në dollarë dhe euro, siç kishin bërë më parë. Banka më pas i konverton ato në rubla dhe ai transferon Gazpromit, gjigantit rus të energjisë.

Teksa liderët perëndimorë po shikojnë për mundësi të reja që ta ndalin sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, Putin paralajmëroi kundër çdo embargoje mbi gazin dhe naftën ruse, ashtu siç ka kërkuar Kievi.

“Pasojat e një hapi të tillë mund të jenë shumë të dhimbshme, veçmas për iniciatorët e kësaj politike”, tha Putin.

Lexo edhe

Pushteti e opozita akuzojnë njëra-tjetrën për dhunën në protesta
RAJONI & BOTA

Pushteti e opozita akuzojnë njëra-tjetrën për dhunën në protesta

July 6, 2022
“NG” tregon biografit e atyre që sulmuan Nobelistin Muratov
RAJONI & BOTA

“NG” tregon biografitë e atyre që sulmuan Nobelistin Muratov

July 6, 2022
Ukraina thotë se i ka shkaktuar Rusisë viktima të konsiderueshme në Donbas
RAJONI & BOTA

Ukraina thotë se i ka shkaktuar Rusisë viktima të konsiderueshme në Donbas

July 6, 2022
Ukrainasja bëhet gruaja e dytë që fiton "Nobelin" e matematikës
RAJONI & BOTA

Ukrainasja bëhet gruaja e dytë që fiton “Nobelin” e matematikës

July 6, 2022
“NG” tregon biografit e atyre që sulmuan Nobelistin Muratov
RAJONI & BOTA

“NG” tregon biografit e atyre që sulmuan Nobelistin Muratov

July 6, 2022
Zyrtari i lartë çeçen: Inshallah do të arrijmë në Berlin nëse na lejon Putini
RAJONI & BOTA

Zyrtari i lartë çeçen: Inshallah do të arrijmë në Berlin nëse na lejon Putini

July 6, 2022
‘Veprim i rrezikshëm’, reagime të shumta për refuzimin e gazpërçuesit amerikan nga Qeveria
Lajme

Qeveria miraton Projektligjin për hekurudhën Durrës-Prishtinë

by prestigji.com
July 6, 2022
0

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime, transmeton KosovaPost. Me vendimin...

Read more
Onkologjinë e mbyt uji, zhyten aparatura milionëshe (VIDEO)

Onkologjinë e mbyt uji, zhyten aparatura milionëshe (VIDEO)

July 6, 2022
322 milionë kushton arsimi kosovar për 4 vjet (VIDEO)

322 milionë kushton arsimi kosovar për 4 vjet (VIDEO)

July 6, 2022
Krasniqi viziton projektet që s’i financon qeveria në Drenas (VIDEO)

Krasniqi viziton projektet që s’i financon qeveria në Drenas (VIDEO)

July 6, 2022
Sërish protestë në Shkup, turma ia mësyn MPJ-së

Sërish protestë në Shkup, turma ia mësyn MPJ-së

July 6, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com