Një punonjës shpëtimi në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi ka paralajmëruar se të mbijetuarit e katastrofës rrezikojnë “të vdesin nga infeksionet dhe sëmundjet” pasi infrastruktura bazë u shkatërrua nga tërmetet.
Vaksinat kundër tërbimit dhe tetanozit janë dërguar në zonat e tërmetit, tha Fahrettin Koca, ministri i shëndetësisë, ndërsa shtoi se farmacitë e lëvizshme filluan të funksionojnë gjatë fundjavës.
“Nëse njerëzit nuk vdesin nën rrënoja, ata do të vdesin nga lëndimet, nëse jo do të vdesin nga infeksioni”, tha punëtori i ekipit të shpëtimit, i cili ndodhet në provincën juglindore të Sanliurfa.
“Këtu nuk ka as tualete. Është një problem i madh”, u shpreh ai.
Problemi ka të ngjarë të intensifikohet në Siri, me Organizatën Botërore të Shëndetësisë që tha dje se sistemi i saj shëndetësor është rrënuar nga vitet e luftës civile.