Publikohet raporti për dialogun sa ishte Avdullah Hoti kryeministër

 Publikohet raporti për dialogun sa ishte Avdullah Hoti kryeministër

Zyra e Kryeministrit e ka publikuar raportin e koordinatorit shtetëror për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ky raport është shkruar nga Skënder Hyseni për Avdullah Hotin sa ishte kryeministër i vendit, transmeton Klankosova.tv.

Aty janë të përfshira të gjitha zhvillimet duke filluar edhe nga Marrëveshja e Washingtonit dhe deri tek takimi i fundit që zhvillohet  kuadër të dialogut.

Advertisement

“Pra, në raundet e deritanishme si në nivel të koordinatorëve për dialog, ashtu edhe në nivel të lartë, është diskutuar për të pagjeturit, dhe të zhvendosurit, raportet ekonomike, dhe është filluar të trajtohet edhe çështja e obligimeve financiare dhe pronës. Derisa, për tre elementet e para të marrëveshjes është arritur një parim, për obligimet financiare dhe pronën, bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë janë duke vazhduar. Nuk ka ende asnjë dakordim në parim rreth këtij elementi, sepse deri më tani nuk ka pasë përafrim. Sipas paralajmërimeve nga zyra e Z. Lajçak, trajtimi i kësaj çështjeje do të vazhdohet pas vitit të ri”.

“Kosova ka hyrë në këtë proces seriozisht, dhe do ta ruaj seriozitetin e angazhimit në frymë konstruktive, me insistim eksplicit tek ndërmjetësi i dialogut për të përmbyllur marrëveshjen e përgjithshme vetëm me njohje reciproke, duke respektuar plotësisht rendin kushtetues të Kosovës, duke respektuar unitaritetin qeverisës dhe integritetin territorial. Pra, duhet theksuar qartë se Kosova nuk ka marrë, dhe nuk do të merr asnjë zotim të veçantë, pa pranuar Serbia njohjen e Kosovës si shtet i pavarur në kufijtë ekzistues dhe me këtë rend kushtetues”,thuhet në këtë raport. Për të parë raportin e plotë klikoni këtu.

Advertisement

Të ngjashme