Partia Socialdemokratike ka bërë të ditur se të shtunën e javës së ardhshme, më 25 mars do të mbajnë protestë kundër marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.
Në njoftimin e lëshuar nga ky subjekt thuhet se dakordimi për marrëveshjen e mbrëmshme në Ohër është i dëmshëm për Kosovën.
“Kryeministri Albin Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje. Mashtrim i është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë”.
“Prandaj, të gjithë që jeni kundër marrëveshjes dhe kundër mashtrimit ju ftojmë në protestë, të shtunën në ora 14:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’”, ka thënë PSD.