Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hysen Berisha, vlerëson se partia në pushtet e ka lëshuar bajrakun sa u përket premtimeve për kategoritë sensitive rreth pagës minimale.
Berisha tha se edhe sikur propozimi për pagën minimale të jetë 500 euro nuk mjafton, njofton Klankosova.tv.
“Premtimi kryesor dhe bajraku që e kishit në fushata zgjedhore ishte rritja e pagës minimale prej 350 eurosh. Sot edhe po ta propozoni pagën minimale 500 euro që është e pamjaftueshme. E lëshuat këtë bajrak dhe i mashtruat prapë qytetarët. Ky projektligj që e keni sjell sot po e shpërfaqë mashtrimin tuja elektoral dhe faktin që nuk e keni ruajte kriterin, respektimi i kategorive të caktuara të shoqërisë. Theksin e keni lënë prapë te veteranët. Keni përjashtuar kategoritë që lëngojnë nga sëmundjet kronike që u’a vështirësojnë jetën”.
“Nëse keni komplekse nga këto se s’keni qenë në kohën e duhur pjesë e madhështisë së luftës për liri nuk është e ndershme t’i luftoni këto vlera. Sot kategoria më e diskriminuar në shoqërinë tonë janë veteranët. Ju më cicëroni këtu se e kanë bërë në të kaluarën. Keni ardhur me premtimin për ndryshim urdhëroni bënë ndryshimin. Këto janë kategori morale, e jo partiake e as fushata elektorale. Zbatoni ligjin, vërtetoni se është nder”, ka Berisha.