Një i rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë.
Një person me veturë të tipit BMW ka hyrë në sheshin e Prishtinës duke e goditur një vajzë gjashtë vjeçare.
Personi në fjalë me makinën e tij ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Rastin e ka publikuar prindi i vajzës.
Ai tha se ende nuk është kapur autori i kësaj vepre nga policia.
Sipas rregullave në sheshet e Prishtinës ndalohet qarkullimi me veturë.
Fëmijet me vete kishin edhe biçikletat e tyre, një qytetar i kohës së paleolitit (egërsirë) rreth orës 09:40 hyn me një veture BMW sheshit të Prishtines nga Hotel Swiss Diamond dhe del tek rruga e kafitërise Zanzi Bar me ç’ rast e godet vajzen time në sheshin “Nëna Terezë” dhe me një shpejtësi të madhe ik nga vendi i ngjarjes”.
Postimi i plotë:
Sot në mëngjes, një të diele të qetë vikendi dola për të pirë kafen e mëngjesit në sheshin e Prishtinës me bashkëshorten dhe 2 fëmijet e mi (vajza Aria gjashtë vjeçe dhe djali Arktiku shtatë vjeç).
Fëmijet me vete kishin edhe biçikletat e tyre, një qytetar i kohës së paleolitit (egërsirë) rreth orës 09:40 hyn me një veturë BMW sheshit të Prishtinës nga Hotel Swiss Diamond dhe del tek rruga e kafiterisë Zanzi Bar meqë e godet vajzën time në sheshin “Nëna Tereze: dhe me një shpejtësi të madhe ik nga vendi i ngjarjes.
Të gjtihë ne mbetëm të shokuar nga kjo ngjarje bizare. Çfarë njeriu duhesh të jesh të hysh në shesh, të godasësh një fëmijë 6 vjeç dhe aq më pak të ikësh nga vendi i ngjarjes.
Ekipet e Emergjencës dhe Policisë dolën në vendin e ngjarjes. Vajza ka pësuar gërvishtje dhe ndrydhje, ndërsa emocionalisht është e shqetësuar.
Falënderoj qytetarët e pranishëm për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar, gjithashtu falënderim i veçantë edhe për ekipin e emergjencës.