Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Presidentja Osmani takoi drejtorin e përgjithshëm të Fondit OPEC

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in Lajme
A A
Presidentja Osmani takoi drejtorin e përgjithshëm të Fondit OPEC
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur në takim një delegacion të Fondit OPEC, të udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm, Abdulhamid Alkhalifa, përcjell KosovaPost.

Sipas një komunikate nga Presidenca e Kosovës, vizita e delegacionit të Fondit OPEC, në Kosovë po ndodh në prag të nënshkrimit të marrëveshjes së huasë në mes të Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për programin “Financat publike të Kosovës dhe rritja ekonomike”.

Presidentja Osmani e ka njoftuar drejtorin Alkhalifa për reformat në Kosovë në fushën e ekonomisë e qeverisjes së mirë, si dhe e konfirmoi angazhimin e institucioneve të Kosovës për reforma të vazhdueshme, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Duke e theksuar rëndësinë e angazhimit për zhvillim të qëndrueshëm në vend, Presidentja Osmani foli dhe për hapat konkret që po ndërmerren në fushën e Agjendës së Gjelbër dhe potencoi rolin e rëndësishëm të mbështetjes së sektorit privat në përmbushjen e këtyre objektivave të përbashkëta.

Advertisement

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Fondit OPEC vlerësuan performancën e Kosovës për sa i përket ringritjes ekonomike pas pandemisë, e cila sipas tyre ka dëshmuar se ekzistojnë kushte të volitshme për bashkëpunim të frytshëm në mes të Kosovës dhe Fondit OPEC.

Palët e vlerësuan lartë intensifikimin e bashkëpunimit të dyanshëm dhe diskutuan rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi duke promovuar qeverisjen e mirë, energjinë e gjelbër, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në përgjithësi.

Advertisement

Lexo edhe

Obiliq: Vdes ish-gjimnazistja pas një sëmundje të rëndë
Lajme

Obiliq: Vdes ish-gjimnazistja pas një sëmundje të rëndë

August 8, 2022
Analisti amerikan: 'Open Balkan' minon Procesin e Berlinit
Lajme

Analisti amerikan: ‘Open Balkan’ minon Procesin e Berlinit

August 8, 2022
Konfiskohen dy armë në Mitrovicë e Vushtrri
Lajme

Konfiskohen dy armë në Mitrovicë e Vushtrri

August 8, 2022
Sot protestohet kundër rritjes së çmimit të çimentos
Lajme

Sot protestohet kundër rritjes së çmimit të çimentos

August 8, 2022
Lideri i ri i Kolumbisë: Lufta kundër drogës ka dështuar (VIDEO)
Lajme

Lideri i ri i Kolumbisë: Lufta kundër drogës ka dështuar (VIDEO)

August 8, 2022
Shtohen vatrat e zjarrit në Shqipëri, autoritetet: Shumë janë të qëllimshme
Lajme

Shtohen vatrat e zjarrit në Shqipëri, autoritetet: Shumë janë të qëllimshme

August 8, 2022
Obiliq: Vdes ish-gjimnazistja pas një sëmundje të rëndë
Lajme

Obiliq: Vdes ish-gjimnazistja pas një sëmundje të rëndë

by prestigji.com
August 8, 2022
0

Ka vdekur ish-gjimnazistja Magbule Gashi. Njoftimi u bë nga gjimnazi “17 shkurti” në Obiliq. Klankosova.tv mëson se ajo kishte pësuar...

Read more
Kosova.info

Orban përdor sportin për të zgjeruar ndikimin e Hungarisë jashtë vendit

August 8, 2022
Analisti amerikan: 'Open Balkan' minon Procesin e Berlinit

Analisti amerikan: ‘Open Balkan’ minon Procesin e Berlinit

August 8, 2022
Kosova.Info

Armëpushim ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve në Gaza

August 8, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në

Guterres kërkon qasje të inspektorëve ndërkombëtarë në centralin e Zaporizhjas

August 8, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com