Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Policia e Kosovës del me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes Kosovë – Greqi

prestigji.com by prestigji.com
1 month ago
in Lajme
A A
Policia e Kosovës del me njoftim të rëndësishëm para ndeshjes Kosovë – Greqi
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të zbatojë planin operativ “Loja e futbollit Kosovë-Greqi”.
Kombëtarja e Kosovës nesër do të zhvillojë ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve, përcjell KosovaPost.

“Dardanët” në stadiumin “Fadil Vokrri” do të presin Greqinë. Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:45.

Në prag të kësaj ndeshje, Policia e Kosovës ka njoftuar për hartimin e planit, i cili do të zbatohet nesër.

PK-ja bëri të ditur se nga mëngjesi i nesërm do të jetën të bllokuara rrugët që shkojnë drejt stadiumit, si dhe ato përreth tij.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

“Nesër, më 5 qershor 2022, përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të zhvillojë ndeshje ndaj Greqisë.

Policia e Kosovës ka hartuar dhe do të zbatojë planin operativ për të ofruar siguri para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

Policia do të kujdeset që në perimetrin e jashtëm (perimetri i dytë) të stadiumit të ofrojë siguri dhe të kujdeset për mbarëvajtjen dhe lëvizjen e personave në atë perimetër.

Kështu, nesër që nga mëngjesi rrugët që shkojnë drejt stadiumit ‘Fadil Vokrri’ dhe përreth tij do të jenë të bllokuara për qarkullim dhe parkim të veturave.

Pra, nuk do të lejohet hyrja e veturave nga rruga ‘Luan Haradinaj’ dhe ‘Fehmi Agani’ në drejtim të stadiumit dhe lëvizja apo parkimi përgjatë rrugës përreth stadiumit.

Kurse veturat zyrtare që lejohen të futën në atë zonë duhet të jenë të pajisura me leje të parkingut dhe do të futen në parkim vetëm nga rruga ‘Tirana’.

Policia, në zbatim të planit operativ do të angazhohet edhe në kontroll më të detajuar të atyre që ia mësyjnë stadiumit dhe nuk do të lejohen gjëra që mund të paraqesin rrezik në situata të tilla si dhe gjëra që janë të ndaluara për hyrje në stadium.

Për më tepër rreth gjërave të ndaluara i referoheni njoftimit të FFK-së në faqen e tyre zyrtare.

Personat të cilët nuk janë pajisur me bileta, apo të cilët përpiqen të qëndrojnë në afërsi apo për rreth stadiumit, sipas planit nuk do të lejohen të qëndrojnë, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve”.

Lexo edhe

Prishtinasit i digjet vetura në Llogara
Lajme

Prishtinasit i digjet vetura në Llogara

July 5, 2022
Kosova dhe Sllovenia tashmë e kanë një ulëse të miqësisë (FOTO)
Lajme

Kosova dhe Sllovenia tashmë e kanë një ulëse të miqësisë (FOTO)

July 5, 2022
Vetëm të vaksinuar mund t'i kthehemi normalitetit
Lajme

Latifi reagon pas vdekjes së mjekut dhe shoferit pas aksidentit me autoambulancën

July 5, 2022
Pas shoferit, vdes edhe mjeku që ishte në autombulancën që u aksidenua ditë më parë (VIDEO)
Lajme

Pas shoferit, vdes edhe mjeku që ishte në autoambulancën që u aksidentua ditë më parë (VIDEO)

Për Kosovën është pasuri një mërgatë e angazhuar dhe mirë e integruar
Lajme

Për Kosovën është pasuri një mërgatë e angazhuar dhe mirë e integruar

July 5, 2022
Prishtinasit i digjet vetura në Llogara
Lajme

Prishtinasit i digjet vetura në Llogara

by prestigji.com
July 5, 2022
0

Një veturë e cila drejtohej nga një qytetar i Prishtinës është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur në Llogara të...

Read more
Kosova dhe Sllovenia tashmë e kanë një ulëse të miqësisë (FOTO)

Kosova dhe Sllovenia tashmë e kanë një ulëse të miqësisë (FOTO)

July 5, 2022
Vetëm të vaksinuar mund t'i kthehemi normalitetit

Latifi reagon pas vdekjes së mjekut dhe shoferit pas aksidentit me autoambulancën

July 5, 2022
Pas shoferit, vdes edhe mjeku që ishte në autombulancën që u aksidenua ditë më parë (VIDEO)

Pas shoferit, vdes edhe mjeku që ishte në autoambulancën që u aksidentua ditë më parë (VIDEO)

July 5, 2022
Pas shoferit, vdes edhe mjeku që ishte në autombulancën që u aksidenua ditë më parë (VIDEO)

Pas shoferit, vdes edhe mjeku që ishte në autombulancën që u aksidenua ditë më parë (VIDEO)

July 5, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com