Nesër bëhen 11 vjet kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinje dhe Bërnjak.
Por, kjo njësi hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe ishte vrarë polici Enver Zymberi.
Në fotografitë e siguruara nga Klankosova.tv, shihet si policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për aktivitetet që do të mbahen në këtë përvjetor.
Enver Zymber i i vrarë në detyrë në aksionin e vitit 2011 ishte dekoruar me Urdhrin “Hero i Kosovës”, nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga me motivacion “trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.