11 persona kanë vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 05:40 në autostradën në drejtim të Zagrebit.
Sipas informacioneve të para nga policia e Varazhdinit dyshohet se autobusi me targa polake ka dalë nga autostrada duke shkaktuar këtë aksident të rëndë, shkruan Dnevnik, transmeton Klankosova.tv.
“Nxjerrja e viktimave nga autobusi është në proces, është një aksident i rëndë trafiku. Disa persona kanë humbur jetën dhe disa janë lënduar, për momentin nuk mund të flasim për shifra të sakta”, tha zëdhënësi i policisë Matko Muriq.
Kujtojmë se në fund të korrikut të vitit të kaluar, një autobus i Kosovës doli nga rruga në afërsi të Slavonski Brodit ku në këtë aksident vdiqën 10 persona, ndërsa 44 të tjerë u lënduan.