prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Përkujtohet 58-vjetori i ndarjes nga jeta i Fan Nolit

prestigji.com by prestigji.com
1 week ago
in Lajme
A A
Fan Noli
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Sot përkujtohet 58-vjetori i ndarjes nga jeta i njërit prej personaliteteve më të rrallë kombëtarë Fan Stilian Noli.

Ai lindi më datën 6 janar të vitit 1882 në Ibrik Tepe në Edrene Turqi me emrin Theofanes StylianosMavromatis dhe u nda nga jeta më datën 13 mars të vitit 1965 në Ford Laurderdale, Florida të SHBA.

Noli gjithmonë e konsideronte veten shqiptar dhe shpesh përmendte me krenari prejardhjen e familjes së tij që vinte nga qyteza e Kolonjës, shkruan Kosova Press, transmeton Klan Kosova.

Noli gjatë jetës së tij ka pasur një aktivitet intelektual të jashtëzakonshëm dhe identifikohet nga historia jonë si një poet, publicist, përkthyes, dijetar, klerik i lartë, atdhetar demokrat, burrë shteti, historian e muzikolog.

Fan Noli është një nga figurat më të ndritura të kombit tonë. Fan Noli shkollën e mesme e përfundoi në vendin e tij të lindjes ndërsa më 1903 shkoi në Egjipt, ku punoi si mësues e gjatë kësaj kohe u njoh me patriotë të shquar të tjerë të kolonisë shqiptare të Egjiptit. Në këtë kohë përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç’do të bëhet”. Më 1907, pas vajtjes së tij në Amerikë, krijoi shoqërinë “Besa-besë” në Boston.

Më 9 shkurt 1908, Fan Noli u dorëzua dhjak dhe në mars 1908, kryeprifti ortodoks i Nju Jorkut. Disa ditë më pas, Noli mbajti liturgji në gjuhën shqipe për herë të parë në Boston . Në korrik 1919, Noli u zgjodh Peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Përpjekjet e Nolit për një kishë kombëtare shqiptare, u përmbushën më 1937, kur Patriarkana e Stambollit njohu zyrtarisht Kishën Ortodokse Shqiptare Autoqefale.

Advertisement

Nga viti 1909 deri më 1911 botoi gazetën “Dielli” dhe së bashkë me Faik Konicën themeloi më 1912” Federatën Panshqiptare Vatra të Amerikës”.

Në vitin 1912 përfundoi studimet e larta në fakultetin e filozofisë në Universitetin e Harvardit dhe vite më vonë, më 1938 mbaroi studimet e larta në Konservatorin e Muzikës së Bostonit. Në vitin 1920 Noli u zgjodh kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku nëpërmjet anëtarësimit të Shqipërisë në këtë lidhje, Shqipëria mori një njohje ndërkombëtare . Në 1921 ai botoi veprën e rëndësishme “Historia e Skënderbeut”. Në qershor 1924 , Fan Noli u bë kryeministër.

Përveç veprimtarisë shumë të rëndësishme politike, poetike e publicistike, gjatë këtij dhjetëvjeçari Noli përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat Omar Khajamit, romanin Don Kishoti të Servantesit etj.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

klankosova.tv

Lexo edhe

PSD e shfaq Kurtin në pankartë si "pinokio", i fton edhe anëtarët e VV-së në protestë
Lajme

PSD e shfaq Kurtin në pankartë si “pinokio”, i fton edhe anëtarët e VV-së në protestë

March 21, 2023
Xi Jinping
Lajme

Xi arrin në Kremlin për ditën e dytë të bisedimeve me Putinin

March 21, 2023
Dogana e Kosoves
Lajme

Dogana zbulon rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

March 21, 2023
Presidentja të thërret Këshillin e Sigurisë e jo të dërgojë mesazhe nga New York-u
Lajme

Mustafa: Takimi i Ohrit siguron paqen dhe stabilitetin në Ballkan (VIDEO)

March 21, 2023
Abin Kurti
Lajme

Kurti për raportin e DASh-it: Do të adresohet me seriozitet

March 21, 2023
LDK: Jemi të përkushtuar të luftojmë për të drejtat e personave me Sindromën Down
Lajme

LDK: Jemi të përkushtuar të luftojmë për të drejtat e personave me Sindromën Down

March 21, 2023
PSD e shfaq Kurtin në pankartë si "pinokio", i fton edhe anëtarët e VV-së në protestë
Lajme

PSD e shfaq Kurtin në pankartë si “pinokio”, i fton edhe anëtarët e VV-së në protestë

by prestigji.com
March 21, 2023

Partia Socialdemokrate, ka vendosur një pankartë me figurën e kryeministrit të vendit, Albin Kurtin i cili duket si “pinokio”, dhe...

Read more
Xi Jinping

Xi arrin në Kremlin për ditën e dytë të bisedimeve me Putinin

March 21, 2023
Dogana e Kosoves

Dogana zbulon rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

March 21, 2023
Presidentja të thërret Këshillin e Sigurisë e jo të dërgojë mesazhe nga New York-u

Mustafa: Takimi i Ohrit siguron paqen dhe stabilitetin në Ballkan (VIDEO)

March 21, 2023
Abin Kurti

Kurti për raportin e DASh-it: Do të adresohet me seriozitet

March 21, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com