Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i bëri bashkë udhëheqësit e Shteteve Arabe në një Samit.
Ai para tyre paraqiti strategjinë që ka për Lindjen e Mesme, që edhe ishte pjesa mbyllëse e qëndrimit të tij katërditorë në këtë rajon, që për synim kishte, forcimin e marrëdhënieve.
“Do të vazhdojmë përpjekjet kundër terrorizmit, duke punuar me një koalicion të gjerë vendesh, duke përfshirë të gjithë rreth kësaj tavoline. Dhe do të kthejmë vëmendjen e burimet tona në mbështetjen e partnerëve tanë, forcimin e aleancave tona dhe ndërtimin e koalicioneve për të zgjidhur problemet me të cilat përballen ky rajon i botës dhe bota sot”, tha Biden.
Ndërkohë, i pari i Arabisë Saudite që e hapi Samitin i cili u mbajt në qytetin Jeddah tha se vendi do të rrisë prodhimin e naftës, por nuk do t’ia dalë t’i përmbushë kërkesat në mes të krizës globale.
\Ky, në fakt ishte udhëtimi i parë i Biden në Lindjen e Mesme, që ngjau të jetë 11 muaj pas tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani.
Paraprakisht, lideri më i fuqishëm në botë e kaloi mëngjesin duke u takuar individualisht me udhëheqësit e Irakut, Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Me këtë të fundit ishte takimi i parë meqë Biden e kishte shmangur Princin Mohammed për arsye që lidhen me abuzim me të drejtat e njeriut e veçanërisht vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, për të cilin inteligjenca amerikane beson se ishte miratuar nga princi i kurorës.
E vetëm disa orë pasi presidenti përfundoi vizitën në Izrael dhe territoret palestineze, këto të fundit patën disa sulme me raketa ndaj njëra tjetrës.