Advertisement

Arsenali është duke fituar ndeshjen ndaj Crystal Palace.
Pas 45 minutave të para në ndeshjen hapëse të Premier Ligës, Arsenali avancon 1:0 ndaj Crystal Palace.
Gjatë gjithë takimit ekip më i mirë ishin mysafirët.
Përveç golit të vetëm që shënuan, ata kishin edhe disa raste të tjera, por nuk u treguan të saktë.
Pas një asistimi nga Zinchenko, ishte Martinelli që shënoi golin e avantazhit për ‘Topçinjtë’.
Arsenali kishin mundësi të dyfishonin rezultatin, por u mungoi konkretizimi.
Në anën tjetër edhe vendasit kishin shanse të barazojnë, por në vend ishte Aaron Ramsdale.
Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë nëse Arsenal do të arrijë të marrë fitoren në ndeshjen e parë në ligën angleze.
Advertisement