prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Pendarovski: Shërbimi inteligjent rus, pas strukturave bullgare që bëjnë fushatë anti-maqedonase

prestigji.com by prestigji.com
1 week ago
in RAJONI & BOTA
A A
Pendarovski: Shërbimi inteligjent rus, pas strukturave bullgare që bëjnë fushatë anti-maqedonase
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Struktura të organizuara nga Bullgaria që po bëjnë fushata anti-shtetërore kundër Maqedonisë së Veriut, janë të lidhura me shërbimin inteligjent rus.

Kështu ka presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtare, që u mbajt të hënën, me pjesëmarrjen edhe të drejtuesve të drejtuesve të shërbimeve sekrete maqedonase.

“Nuk mund të hyj në detaje sepse bëhet fjalë për çështje të ndjeshme, do t’ju them vetëm se disa prej këtyre strukturave dhe personave janë të lidhur me shërbimin inteligjent rus”, tha presidenti Pendarovski.

Deklarata u bë pas njoftimeve se më 4 shkurt në Shkup do të udhëtoj një grup i bullgarëve, përfshirë edhe politikanë për të marrë pjesë në shënimin e ditëlindjes së Goce Dellçevit, një personaliteti nga periudha e vitit 1900, identitetin e të cilit e pretendojnë si Sofja ashtu edhe Shkupi.

“Të njëjtat struktura [shërbimi inteligjent rus] janë mobilizuar si logjistikisht ashtu edhe financiarisht për të mbështetur ardhjen e organizuar të disa personave në Shkup, më 4 shkurt, kur përkujtojmë ditëlindjen e Goce Dellçevit. Sipas të gjitha vlerësimeve, do të jetë një ngjarje me rrezik të lartë sigurie dhe organet kompetente nuk mund dhe nuk do të jenë vetëm vëzhgues të heshtur të asaj që do të ndodhë”, tha Pendarovski.

Ai tha se do t’i propozojë Qeverisë ndalimin e hyrjes në vend të një deputeti të Parlamentit Evropian nga Bullgaria dhe disa personave të tjerë shtetas të Bullgarisë për shkak të veprimeve që kanë ndërmarrë më parë dhe po i ndërmarrin tani kundër Maqedonisë së Veriut.

Edhe pse nuk e përmendi me emër, bëhet fjalë për eurodeputetin nga Bullgaria, Angel Xhambaski, i njohur për siç thonë “retorikën e tij nacionaliste dhe ofenduese ndaj Maqedonisë së Veriut dhe popullit maqedonas, si historikisht ashtu edhe në kontekstin e zhvillimeve dhe ngjarjeve aktuale politike”.

Advertisement

Të dielën, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, deklaroi në Sofje se “të gjithë ata që provokojnë marrëdhëniet ndërshtetërore apo mohojnë identitetin maqedonas nuk do të lejohen të hyjnë në Maqedoninë e Veriut”.

Ai e tha këtë Kështu pasi vizitës që i bëri në spital një përfaqësues të qendrës bullgare “Car Boris Treti” nga Ohri.

Hristijan Pendikov ishte sulmuar fizikisht të enjten, më 19 janar. Sulmi ndodhi para zyrave të këtij klubi në Ohër, ndërkohë që hetimet ende nuk kanë përcaktuar nëse ai është sulmuar për shkak të mosmarrëveshjeve personale apo për shkak të shtetësisë së tij bullgare.

Tensionet mes Shkupi dhe Sofjes janë ngritur në tre muajt e fundit pas hapjes së klubeve bullgare në Manastir dhe Ohër, që u kundërshtuan nga pala maqedonase pasi mbajnë emrat e Car Borisit të Tretë dhe Vanço Mihajlovit, personalitete bullgare që kanë luftuar për bashkimin e territoreve të Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, vitin e kaluar hoqi veton ndaj Shkupi duke mundësuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Vetoja ishte vendosur në nëntor të vitit 2020 për shkak të kontesteve mes dy vendeve për gjuhën, identitetin dhe historinë maqedonase.

Lexo edhe

Zjarr në një spital në Kajro, humbin jetën tre persona, lëndohen 32 të tjerë
RAJONI & BOTA

Zjarr në një spital në Kajro, humbin jetën tre persona, lëndohen 32 të tjerë

February 1, 2023
SHBA-ja sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve
RAJONI & BOTA

SHBA-ja sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve

February 1, 2023
Peach, i shkon Lajçakut në Bruksel
RAJONI & BOTA

Peach, i shkon Lajçakut në Bruksel

February 1, 2023
Anulohen 1400 fluturime, SHBA goditet nga stuhia e borës
RAJONI & BOTA

Anulohen 1400 fluturime, SHBA goditet nga stuhia e borës

February 1, 2023
Azerbajxhani arreston afër 40 persona, dyshohet se spiunonin për Iranin
RAJONI & BOTA

Azerbajxhani arreston afër 40 persona, dyshohet se spiunonin për Iranin

February 1, 2023
Erdogan kushtëzon pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO me ekstradimin e “terroristëve”
RAJONI & BOTA

Turqia me qëndrim pozitiv për anëtarësimin e Finlandës në NATO

February 1, 2023
Artisti turk performon shesheve të Prishtinës me një instrument të rrallë (VIDEO)
KULTURË

Artisti turk performon shesheve të Prishtinës me një instrument të rrallë (VIDEO)

by prestigji.com
February 1, 2023

Tingulli që po dëgjohet në sheshet e kryeqytetit që sa ditë është i pazakontë, aq sa edhe instrumenti që po...

Read more
Aliu: Rruga Prishtinë-Podujevë përfundon brenda dy muajve

Ndërtimi i 4 mijë njësive banesore për çiftet e reja, ministri Aliu pranon disa rekomandime për projektin

February 1, 2023
Ferizaj kujton 'prejardhjen' me ekspozitë digjitale (VIDEO)

Ferizaj kujton ‘prejardhjen’ me ekspozitë digjitale (VIDEO)

February 1, 2023
Aktivisti i PSD-së me pankartë në dorë ndërpret lajmet e RTK-së

Aktivisti i PSD-së me pankartë në dorë ndërpret lajmet e RTK-së

February 1, 2023
SBAShK pajtohet me rritjen e rrogave ndonëse thotë se koeficienti do të duhej të ishte më i lartë (VIDEO)

SBAShK pajtohet me rritjen e rrogave ndonëse thotë se koeficienti do të duhej të ishte më i lartë (VIDEO)

February 1, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com