Kompania regjionale “Pastrimi” ka hapur konkurs në vlerën e mbi 300 mijë eurove, për blerjen e pesë kamionëve të vjetër për mbledhjen e mbeturinave në qytetet ku shtrinë funksionin kjo ndërmarrje publike.
Sipas kryeshefit ekzekutiv të “Pastrimit”, Burim Kelmendi, blerja e kamionëve të vjetër evropianë, prodhim i vitit 2005 e tutje po bëhet për shkak të cilësisë së mirë që kanë, ani pse të përdorur, dhe buxhetit të limituar të kompanisë që pamundëson blerjen e kamionëve të ri.
Kelmendi thotë se një kamion i vjetër gjerman a italian, viti 2005, kushton diku 70 mijë euro copa, por që mirëmbajtja e tij është më e lirë dhe më e shpejt, pasi kamionët e ri të këtyre shteteve kushtojnë mbi 200 mijë euro, çka kompania sipas tij s’ka para për t’i blerë.
Ndërsa, kamionët e prodhimit turk a kinez, sipas tij, kushtojnë deri në 100 mijë euro por nuk qëndrojnë më shumë se tre vjet, e mirëmbajtja e tyre është shumë më e shtrenjtë dhe gati e pamundur të gjenden pjesët e tyre për renovim.