Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home RAJONI & BOTA

Paketa e re e ndihmës amerikane për Ukrainën

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in RAJONI & BOTA
A A
Paketa e re e ndihmës amerikane për Ukrainën
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Joe Biden njoftoi të enjten një ndihmë shtesë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën në fushën e sigurisë, ku përfshihen artileri e rëndë, automjete dhe dronë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, armatimet do të mbështesin nevojat e ushtrisë ukrainase ndërsa Rusia përpiqet ta përqëndrojë luftën në rajonin e Donbasit.

Ndërsa Moska po ndryshon strategjinë për të intensifikuar ofensivën e saj në pjesën lindore të Ukrainës, ushtarët ukrainas po rrisin praninë e tyre në rajonin e Luhanskut – një përpjekje që Presidenti Joe Biden dëshiron ta mbështesë.

“Po njoftoj 800 milionë dollarë të tjera për të rritur më tej kapacitetet e Ukrainës për të luftuar në Lindje dhe në rajonin e Donbasit”, tha Presidenti Biden.

Paketa përfshin artileri të rëndë, predha artilerie, automjete dhe dronë. Kjo është një ndihmë shtesë që pason 800 milionë dollarë ndihma të tjera të njoftuara javën e kaluar.

Nga paketa për financimin e Ukrainës me vlerë prej 13.6 miliardë dollarësh që Presidenti Biden nënshkroi në fuqi në muajin mars, 3.25 miliardë dollarë janë caktuar për ndihma ushtarake për Ukrainën dhe disa miliarda për ndihmë ekonomike, humanitare dhe asistencë në fushën e sigurisë.

“Presidenti kishte thënë se do t’i kërkonte Kongresit më shumë. Do mësojmë për këtë në vazhdim dhe do ta shqyrtojmë sa më shpejt që të mundemi javën e ardhshme“, tha Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.

Zonja Pelosi u takua me Kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal.

“Kemi nevojë për sanksione dytësore. Kemi nevojë për një paketë të gjashtë sanksionesh dhe po punojmë së bashku. Gjithashtu kemi nevojë për fonde për personat e zhvendosur brenda vendit, për të mbështetur financiarisht refugjatët tanë anembanë botës“, tha Denys Shmyhal, Kryeministër i Ukrainës.

Moska ka publikuar pamjet nga testimi i një rakete balistike ndërkontinentale, për të cilën tha se ka ndodhur në fillim të kësaj jave dhe se duhet t’i bëjë armiqtë e Rusisë të mendohen dy herë.

Shtëpia e Bardhë e refuzoi këtë interpretim.

“Ata kishin bërë njoftim paraprak se planifikonin ta testonin këtë raketë, sipas detyrimeve të parashikuara në traktatin e ri START. Departamenti i Mbrojtjes tha sot se ne nuk e konsiderojmë këtë testim një kërcënim për Shtetet e Bashkuara ose aleatët e saj“, tha Jen Psaki, Sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

Por nëse Presidenti rus Vladimir Putin i drejtohet armëve bërthamore për të dalë nga një situatë e vështirë ushtarake në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të përgatitura.

“E vetmja pikë e fortë e Putinit është se ai ka një nuhatje për dobësinë. Dhe ai ndjen dobësi në përgjigjen e Perëndimit, përfshirë përgjigjen e Shteteve të Bashkuara ndaj kërcënimeve të tij bërthamore“, thotë John Herbst, nga Këshilli i Atlantikut.

Presidenti Biden njoftoi gjithashtu një program të ri për të përshpejtuar proceset e emigracionit në Shtetet e Bashkuara për refugjatët ukrainas, si dhe ndalimin e hyrjes së anijeve të lidhura me Rusinë në portet amerikane, duke iu bashkuar kështu Evropës dhe Kanadasë në fushatën më të fundit të presionit ndaj Moskës.

Lexo edhe

BE-ja i kërkon Greqisë të ndalojë deportimet e dhunshme të emigrantëve
RAJONI & BOTA

BE-ja i kërkon Greqisë të ndalojë deportimet e dhunshme të emigrantëve

June 30, 2022
Erdogan i kërkon Finlandës dhe Suedisë të përmbushin premtimet e marrëveshjes së NATO-s
RAJONI & BOTA

Erdogan i kërkon Finlandës dhe Suedisë të përmbushin premtimet e marrëveshjes së NATO-s

June 30, 2022
Lajçak takon Petkoviqin, konfirmon se dialogu s’është ndërprerë
RAJONI & BOTA

Lajçak takon Petkoviqin, konfirmon se dialogu s’është ndërprerë

June 30, 2022
Lajcak takon Daçiqin, thotë se me të bisedoi edhe për situatën e brendshme politike në Serbi
RAJONI & BOTA

Lajcak takon Daçiqin, thotë se me të bisedoi edhe për situatën e brendshme politike në Serbi

June 30, 2022
Xhelozia e tre pasagjerëve shkaktoi rrëmujë, mbi 60 persona të përfshirë në rrahjen që u zgjerua në pesë katet e anijes në New York
RAJONI & BOTA

Xhelozia e tre pasagjerëve shkaktoi rrëmujë, mbi 60 persona të përfshirë në rrahjen që u zgjerua në pesë katet e anijes në New York

June 30, 2022
Misteri i vdekjeve në Moskë, milionerin rus dhe gruan e tij i gjen e bija të masakruar në shtëpi
RAJONI & BOTA

Misteri i vdekjeve në Moskë, milionerin rus dhe gruan e tij i gjen e bija të masakruar në shtëpi

June 30, 2022
Qytetarët e BE-së mund të vazhdojnë thirrjet pa roaming edhe për 10 vjet
Lajme

Qytetarët e BE-së mund të vazhdojnë thirrjet pa roaming edhe për 10 vjet

by prestigji.com
July 2, 2022
0

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se thirrjet oa roaming për qytetarët e BE-së do të vazhdojnë edhe për 10...

Read more
E rrahu motrën, arrestohet mitrovicasi

E rrahu motrën, arrestohet mitrovicasi

July 2, 2022
Edi Rama promovon Aeroportin e Kukësit (VIDEO)

Edi Rama promovon Aeroportin e Kukësit (VIDEO)

July 2, 2022
Gjakovë: Axha godet aksidentalisht me veturë nipin e tij, një vjeç

Gjakovë: Axha godet aksidentalisht me veturë nipin e tij, një vjeç

July 2, 2022
Policia Kufitare parandalon kontrabandë të mallrave, arrestohet një person

Dy të arrestuar në Prizren për shit-blerje të substancave narkotike

July 2, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com