Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka dalur me një reagim në të cilin thotë se Klankosova.tv, i ka devijuar deklaratën, gjatë intervistës së saj televizive në Edicionin Special, për ‘’ujin me grushta’’.
Klankosova.tv sqaron se titulli i lajmit është ndryshuar pas lutjes së deputetes në fjalë, sipas kërkesës, për shkak të korrektësisë së saj në citat meqë ajo nuk e ka thënë se do të pihet ujë me grushte, por e ka pohuar kur është pyetur nga moderatori, Shkodran Gajraku.
Megjithatë ajo nuk reagoi për një gjë të tillë gjatë intervistës për deklaratën që dha, teksa fakti qëndron se Fitore Pacolli, e pranon se mund të pihet ujë edhe me grushte, nga ajo fontanë për të cilën po diskutohej.
E deklaratën me citatin e saj të plotë e gjeni nga minuta 1.39 e tutje.