prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Operacion policor në Prishtinë – arrestohen katër persona, sekuestrohen armë e para (VIDEO)

prestigji.com by prestigji.com
2 weeks ago
in Lajme
A A
Operacion policor në Prishtinë – arrestohen katër persona, sekuestrohen armë e para (VIDEO)
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë, dje më 23 janar ka realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës, i cili ka përfshirë katër lokacione të ndryshme.

Gjatë realizimit të këtij operacioni policor, i cili ka rrjedhur pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit nga Prokurori i Shtetit, të dyshuarit në mënyrë të organizuar si grup i rrezikshëm kriminal, dyshohet se kanë kryer vepra penale si: “vrasje në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “lëndim i rëndë trupor”, “zjarrvënie”, “detyrim” dhe “armëmbajtje pa leje”, duke u paguar kështu për këto shërbime, me qëllim të frikësimit dhe lëndimit të viktimave, ku deri më tani janë identifikuar disa viktima të cilat dyshohet se janë përcjellë për një kohë të caktuar nga ky grup kriminal.

“Viktimat janë të profileve të ndryshme, ku disa nga viktimat e identifikuara kanë qenë direkt të sulmuar, të cilët edhe kanë pësuar lëndime trupore. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, arrestimi i personave të dyshuar është bërë në mbështetje të Njësisë Speciale Intervistuese dhe Njësisë së Reagimit të Shpejtë”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit e arrestuar janë: D. S. viti i lindjes 1980 m/kosovar, Xh. M viti i lindjes 1979 m/kosovar, H. H. viti i lindjes 1960 m/kosovar dhe T. Sh. viti i lindjes 1973 m/kosovar.

Advertisement

Gjatë kontrollit dhe bastisjeve të kryera në prona/shtëpi banimi, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: dy armë të gjata, katër armë të shkurtra, 43 fishekë, pesë mijë (5,000,00) euro, dy automjete, 4 telefona dhe mjete të forta.

“Me vendim të prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, katër (4) të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kanë qenë apo edhe ende janë viktimë e përfshirjes së veprave penale në fjalë, të lajmërohen në Polici në stacionet më të afërta, apo edhe të kontaktojnë në linjat telefonike të bëra publike.

Lexo edhe

Gazetarja turke citon Kurtin: Serbia i sheh si shtete të përkohshme Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën
Lajme

“Nuk do ta lejojë kurrë formimin e një tjetër Republika Srpska”

February 4, 2023
Dubravë, i burgosur rrihet nga pesë të tjerë në burg
Lajme

Dubravë, i burgosur rrihet nga pesë të tjerë në burg

February 4, 2023
Kusari-Lila njofton Borellin e Lajçakun, për të folurën e Vuçiqit në parlament kundër lirimit të Kurtit nga burgjet serbe
Lajme

Kusari-Lila njofton Borellin e Lajçakun, për të folurën e Vuçiqit në parlament kundër lirimit të Kurtit nga burgjet serbe

February 4, 2023
Serbia e sheh Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën si shtete të përkohshme
Lajme

Serbia e sheh Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën si shtete të përkohshme

February 4, 2023
Gazetarja turke citon Kurtin: Serbia i sheh si shtete të përkohshme Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën
Lajme

Serbia i sheh si shtete të përkohshme Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën

February 4, 2023
Presidenti Erdoğan takon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti
Lajme

SHBA ishin të parët, thashë ne do të jemi të dytët

February 4, 2023
Gazetarja turke citon Kurtin: Serbia i sheh si shtete të përkohshme Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën
Lajme

“Nuk do ta lejojë kurrë formimin e një tjetër Republika Srpska”

by prestigji.com
February 4, 2023

Gazetarja e televizionit turk TRT, Nafisa Latic ka bërë të ditur se ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin e Kosovës,...

Read more
Dubravë, i burgosur rrihet nga pesë të tjerë në burg

Dubravë, i burgosur rrihet nga pesë të tjerë në burg

February 4, 2023
Kush është njeriu që fliste 25 gjuhë

Kush është njeriu që fliste 25 gjuhë

February 4, 2023
Kusari-Lila njofton Borellin e Lajçakun, për të folurën e Vuçiqit në parlament kundër lirimit të Kurtit nga burgjet serbe

Kusari-Lila njofton Borellin e Lajçakun, për të folurën e Vuçiqit në parlament kundër lirimit të Kurtit nga burgjet serbe

February 4, 2023
Zelensky kërkon që bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në BE të nisin këtë vit

Zelensky kërkon që bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në BE të nisin këtë vit

February 4, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com