Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home RAJONI & BOTA

OBSh: Mbi 18.000 raste me linë e majmunëve në botë, shumica në Evropë

prestigji.com by prestigji.com
3 weeks ago
in RAJONI & BOTA
A A
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Mbi 18.000 raste të lisë së majmunëve janë të raportuara në 78 vende të botës, shumica prej tyre në Evropë, tha të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur emergjencë globale shëndetësore nga OBSh-ja të shtunën, për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të rasteve dhe shqetësimeve se mund të bëhet endemike në më shumë vende.

Deri më tani, 98 për qind e rasteve jashtë vendeve në Afrikë ku virusi është endemik janë raportuar tek burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra, tha OBSh-ja.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, kërkoi nga ky grup që ta reduktojnë numrin e partnerëve seksual.

“Ky është një shpërthim që mund të ndalet… Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të zvogëloni rrezikun e ekspozimit”, tha Tedros në një konferencë për media në Gjenevë. “Kjo do të thotë të bësh zgjedhje të sigurta për veten dhe të tjerët”.

Lia e majmunëve është në proces të riemërimit, për të shmangur përdorimin e emrit në mënyrë raciste, tha drejtori i urgjencave të OBSh-së, Mike Ryan.

Agjencia e OKB-së rekomandon vaksinimin për grupet me rrezik të lartë, duke përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra, të cilët kanë shumë partnerë seksualë.

Ai tha se duhen disa javë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës për t’u mbrojtur plotësisht.

Në shpërthimin e tanishëm, rreth 10 për qind e pacientëve janë shtruar në spital dhe pesë kanë vdekur, të gjithë në Afrikë, tha OBSh-ja.

Lia e majmunëve ka qenë një problem i shëndetit publik i neglizhuar globalisht për dekada në pjesë të Afrikës.

Rreziku i lisë së majmunëve globalisht është i moderuar, me përjashtim të Evropës, ku OBSh-ja e ka vlerësuar atë si të lartë.

Advertisement

Sa është e rrezikshme lia e majmunëve?

Në përgjithësi lia e majmunëve shkakton simptoma të lehta, përfshirë: ethe, dhimbje dhe puçrra në lëkurë të mbushura me qelb. Sipas OBSh-së, njerëzit kryesisht shërohen në një periudhë prej dy deri në katër javë.

Virusin mund ta përhapë çdokush, por shpërthimi aktual jashtë Afrikës është i përqendruar pothuajse vetëm te burrat që kanë marrëdhënie seksuale me burra.

Lia e majmunëve përhapet kryesisht nëpërmjet kontaktit intim – lëkurë më lëkurë – me dikë që ka skuqje aktive, si dhe nëpërmjet kontaktit me rroba të kontaminuar ose në shtrat.

Megjithatë, ajo nuk transmetohet aq lehtë sa virusi SARS-CoV-2, që ka shkaktuar pandeminë COVID-19.

“COVID përhapet përmes rrugëve të frymëmarrjes dhe është shumë infektiv. Ky nuk duket se është rasti me linë e majmunëve”, thotë dr Martin Hirsch nga Spitali i Përgjithshëm në Masaçusets të ShBA-së.

Simptomat e lisë së majmunëve shpesh zhduken vetvetiu brenda javësh.

Advertisement

Lexo edhe

Kosova.info
RAJONI & BOTA

Rrotullohet në Bullgari autobusi me udhëtarë serbë, ka të lënduar

August 14, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Prodhuesi i automjeteve iraniane i jep përparësi eksportit në Rusi

August 14, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Personat me nevoja të veçanta kërkojnë rritjen e ndihmës nga shteti

August 14, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Papa: Lufta në Ukrainë po e largon vëmendjen nga uria

August 14, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Zjarr në një kishë në Egjipt: 41 të vdekur dhe 14 të lënduar

August 14, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

“Kryeqyteti i grafiteve”

August 14, 2022
Sot nis edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
Lajme

Sot nis edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

by prestigji.com
August 15, 2022
0

Edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare pritet të fillojë sot më 15 gusht. Hapja...

Read more
Berberi mbledh 1769 euro për operimin e dyvjeçarit me tumor (VIDEO)

Berberi mbledh 1769 euro për operimin e dyvjeçarit me tumor (VIDEO)

August 15, 2022
Nga sot nisin reduktimet e rrymës 6 me 2

Nga sot nisin reduktimet e rrymës 6 me 2

August 15, 2022
Rusia zotohet të zgjerojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut

Rusia zotohet të zgjerojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut

August 15, 2022
Të shtëna armësh në një park lojërash në Illinois

Të shtëna armësh në një park lojërash në Illinois

August 15, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com