prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Numërohen dëmet milionëshe në Skenderaj e Mitrovicë

prestigji.com by prestigji.com
2 weeks ago
in Lajme
A A
Numërohen dëmet milionëshe në Skenderaj e Mitrovicë
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Dëme të shumta janë evidentuar në Skenderaj e në Mitrovicë, të cilat kanë qenë ndër komunat më të goditura nga vërshimet e ditëve të fundit. Këto komuna, gjatë së dielës i ka vizituar kryeministri i vendit, Albin Kurti. Ai ka treguar për dëmet e shumta që janë shkaktuar, si dhe sipas tij, për shkak se janë ngordhur edhe shumë kafshë, ka rrezik për epidemi. Derisa, kryetarët e komunave kanë kërkuar nga Qeveria krijimin e një fondi emergjent.

Tek pas tri ditësh, këmba e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka shkelur në rajonin më të dëmtuar nga vërshimet.

Ai gjatë së dielës e ka vizituar Skenderajn, komunën që ka pësuar dëme të mëdha.

Kurti ka thënë se në këtë komunë janë rrënuar nëntë ura, derisa në fshatin Llaushë ka thënë se ka vizituar një fermer, të cilit i janë mbytur mbi 10 mijë pula.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se ka mjaft kafshë të ngordhura dhe se ekziston rreziku edhe për epidemi.

Përveç Skenderajt, kryeministri gjatë së dielës ka vizituar edhe komunën e Mitrovicës, ku për shkak të vërshimeve rreth 100 persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për t’u akomoduar në hapësira të ndryshme.

“Nëpër muret e ndërtesave kishte ngelur lart vija e gjurmës deri ku kishte arritur përmbytja ndërkaq brigjet e deformuara të lumenjve si dhe arat rrotull janë përplot bërllok. Vërshimi në fshatin Lisicë të Mitrovicës, sipas banorëve, është pasojë e shtyrjes për afër 300 metra të rrjedhës së lumit Ibër si rezultat i ndërtimit të stadiumit në pjesën veriore të qytetit. Ibri e Sitnica janë bërë bashkë dhe janë shndërruar në liqe. Ka jo pak kafshë të ngordhura, andaj edhe rrezik për epidemi.”, deklaroi Albin Kurti – Kryemin istër i Kosovës.

Advertisement

Ndërkohë, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se përveç ekonomive familjare dhe bujqësia, edhe infrastruktura publike është në gjendje të rëndë, ku në disa zona është vështirësuar qarkullimi dhe furnizimet.

“Dëme të konsiderueshme u shkaktuan edhe ne fermën e pulave. Familjet e prekura dhe Skenderaj në tërësi, në këtë gjendje çfarë ndodhen pas përmbytjeve, kanë nevojë më shumë se kurrë për përkrahje nga niveli qendror, që të harrohet ajo që ndodhi e të nisim nga e para.”, tha Fadil Nura – Kryetar i Skenderajt.

Gjatë se dielës, në Skenderaj ka qëndruar edhe një delegacioni nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Ata kanë kërkuar nga Qeveria që të krijojë një fond emergjent në shërbim të komunave pas dëmeve nga vërshimet dhe të njëjtin ta menaxhojnë vet institucionet lokale.

Ndërkohë, nga ekzekutivi i vendit kanë thënë se në rajonet e prekura nga vërshimet janë dërguar cisterna për ujë të pijes, si dhe banorëve u janë shpërndarë ndihma të ndryshme.

Nga Qeveria kanë thënë se ditëve në vijim do të punojnë për të sanuar dëmet e shkaktuara.P

Lexo edhe

Arrestohet burri që vrau gruan e tij me sëpatë në Prishtinë
Lajme

Burri dhe familja e tij rrahin nusen në Fushë Kosovë

February 4, 2023
Gazetarja turke citon Kurtin: Serbia i sheh si shtete të përkohshme Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën
Lajme

“Nuk do ta lejojë kurrë formimin e një tjetër Republika Srpska”

February 4, 2023
Dubravë, i burgosur rrihet nga pesë të tjerë në burg
Lajme

Dubravë, i burgosur rrihet nga pesë të tjerë në burg

February 4, 2023
Kusari-Lila njofton Borellin e Lajçakun, për të folurën e Vuçiqit në parlament kundër lirimit të Kurtit nga burgjet serbe
Lajme

Kusari-Lila njofton Borellin e Lajçakun, për të folurën e Vuçiqit në parlament kundër lirimit të Kurtit nga burgjet serbe

February 4, 2023
Serbia e sheh Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën si shtete të përkohshme
Lajme

Serbia e sheh Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën si shtete të përkohshme

February 4, 2023
Gazetarja turke citon Kurtin: Serbia i sheh si shtete të përkohshme Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën
Lajme

Serbia i sheh si shtete të përkohshme Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën

February 4, 2023
Arrestohet burri që vrau gruan e tij me sëpatë në Prishtinë
Lajme

Burri dhe familja e tij rrahin nusen në Fushë Kosovë

by prestigji.com
February 4, 2023

Një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe familjarët e tij. Sipas raportit të Policisë...

Read more
Gazetarja turke citon Kurtin: Serbia i sheh si shtete të përkohshme Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën

“Nuk do ta lejojë kurrë formimin e një tjetër Republika Srpska”

February 4, 2023
Dubravë, i burgosur rrihet nga pesë të tjerë në burg

Dubravë, i burgosur rrihet nga pesë të tjerë në burg

February 4, 2023
Kush është njeriu që fliste 25 gjuhë

Kush është njeriu që fliste 25 gjuhë

February 4, 2023
Kusari-Lila njofton Borellin e Lajçakun, për të folurën e Vuçiqit në parlament kundër lirimit të Kurtit nga burgjet serbe

Kusari-Lila njofton Borellin e Lajçakun, për të folurën e Vuçiqit në parlament kundër lirimit të Kurtit nga burgjet serbe

February 4, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com