Nuk i zgjedh prioritetet, ato të zgjedhin ty

 Nuk i zgjedh prioritetet, ato të zgjedhin ty

Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka komentuar prioritetet e vendosura nga kryeministri kosovar, Albin Kurti, duke thënë se pajtohet për punësimin dhe drejtësinë si prioritete, por se këto janë të lidhura ngushtë me dialogun.

Lajçak ka thënë se nga përvoja e tij e di që prioritetet të zgjedhin dhe s’mund t’i zgjedhësh ato, njofton Klan Kosova.

“Kam shërbyer si ministër në vendin tim për 10 vjet për të mësuar se nuk je ti ai që zgjedh prioritetet, por ato të zgjedhin ty. Dhe kjo vlen edhe për dialogun. Dialogu është prioritet për secilën qeveri në Kosovë dhe Serbi, sepse e ardhmja e tyre dhe planet e tyre për fushën e ekonomisë dhe atë sociale lidhen me agjendën europiane dhe rruga për në agjendën europiane është përmes dialogut. Dialogu s’mund të jetë diçka anësore që mund të presë. Ai është prezent në gjithçka që bëni. Nëse për Qeverinë Kurti prioritete janë punësimi dhe drejtësia – punësimi nënkupton progres ekonomik. A mund të mendoni progres ekonomik pa bashkëpunim rajonal dhe a s’është bashkëpunimi rajonal i lidhur qartë me integrimin në BE dhe a s’është integrimi në BE i lidhur qartë me dialogun”.

Advertisement

“Ne i mbështesim plotësisht punësimin dhe drejtësinë, por ne jemi duke ia shpejguar kolegëve tonë në Kosovë se suksesi i agjendës është përmes dialogut”.

Duke folur për reciprocitetin, për të cilin tha se më shumë e ka parë si detaj elektoral, Lajçak shtoi se dialogu i lehtësuar nga BE është e vetmja platformë që Kosovën dhe Serbinë e trajton si të barabartë në të gjitha aspektet.

“Kosova dhe Serbia janë palë të barabarta dhe njëjtë përfitojnë nga procesi apo njëjtë vuajnë nga mungesa e progresit.

Advertisement

Të ngjashme