Nuk është dashur të ofendohen lojtarët tjerë duke thënë “o maroj Kombëtarja e Kosovës se nuk po luajnë Muriqi e Rashica”

 Nuk është dashur të ofendohen lojtarët tjerë duke thënë “o maroj Kombëtarja e Kosovës se nuk po luajnë Muriqi e Rashica”

Këngëtari Afrim Muqiqi, ka folur për kohën sa Kombëtarja e Kosovës kishte në dorë mundësinë për kualifikim në EURO 2020 duke thënë se ky mos-kualifikim i Kosovës ka qenë i dhimbshëm.

Sipas Muqiqit, fati nuk deshi që Kosova të mos kualifikohet tutje, por që sipas tij atij fati të keq një pjesë e madhe e shoqërisë i ka ndihmuar pasi që me muaj të tërë i kanë sulmuar djemtë e dhe Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Mendoj se duhet ta marrim një përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe dhe sidomos disa “analista” të cilët ndoshta kanë ndikuar shumë që kombëtarja jonë të mos jetë në këtë kampionat i cili ka qenë rast historik dhe mendoj se do të presim gjatë që ta shkelim një Kampionat Evropian apo një Kampionat Botëror”.

Advertisement

Tutje, Muqiqi thotë se një tjetër arsye e mos-kualifikimit të Kosovës është sepse me muaj të tërë është folur vetëm për dy futbollistë, Vedat Muriqi dhe Milot Rashica, të cilët i ka quajtur të jashtëzakonshëm por jo të veçantë dhe sipas tij nuk është dashur të ofendohen lojtarët tjerë në këtë mënyrë.

Tjetër arsye është sepse i kam parë se me muaj të tërë është folur për dy futbollista të cilët janë të jashtëzakonshëm, Muriqi e Rashica, por nuk janë të veçantë dhe nuk është dashur të ofendohen lojtarët tjerë e të flitet me muaj të tërë “o maroj Kombëtarja e Kosovës se nuk po luajnë Muriçi e Rashica””.

“Por, fajtorë në këtë situatë është edhe politika e Kosovës e cila nuk ka bërë asgjë për djemtë e Kombëtares, sepse është dashur që të mblidhet shteti dhe të ndahet një buxhet sepse është një rast historik dhe ky rast nuk vije më. Por, djemtë tanë duhet të përkrahen”, ka thënë Muqiqi në “Evropiani Special” në Klan Kosova.

Advertisement

Të ngjashme