Një moment i paharrueshëm, gjithmonë nder i madh

 Një moment i paharrueshëm, gjithmonë nder i madh

Futbollisti nga Prizreni, David Domgjoni, ka debutuar tek Kombëtarja e Kosovës në futboll dy ditë më parë në përballjen kundër Guinesë, duel ky që e humbëm me rezultatin 2:1.

24 vjeçari paraqitjen e parë në fanellën e Dardanëve po e vlerëson mjaft shumë, përcjell Klankosova.tv.

“Debutimi me Kombëtaren e Kosovës, një moment i paharrueshëm në jetën time. Gjithmonë nder i madh”, ka shkruar prizrenasi.

Advertisement

Domgjoni aktualisht luan tek skuadra turke, Menemen Spor, që garon në Ligën e Parë të këtij vendit, ndërsa më parë ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit dhe Laçit.

Advertisement

Të ngjashme