Nis punën KSHC, ishte njëri nga 20 prioritetet e qeverisë (VIDEO)

 Nis punën KSHC, ishte njëri nga 20 prioritetet e qeverisë (VIDEO)

Përbërja e re e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të hënën e mbajti takimin e parë sëbashku.

Ministrja e arsimit Arbërie Nagavci, po e drejton këtë mbledhje konstituive sipas ligjit për arsimin e lartë derisa të emërohet kryetari i kësaj trupe, njofton Klan Kosova.

Nagavci kërkoi nga ky bord që të punojnë në ngitjen e cilësisë në arsimin e lartë, derisa tregoi planet e qeverisë për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Advertisement

Këtu u fol edhe për transparencë nga ana e institucionit megjithëse mediat u nxorrën jashtë kur u desh të procedohet me zgjedhjen e kryetarit.

Por ky i fundit nuk u zgjodh anise ishte planifikuar me agjendë.

Sipas burimeve jozyrtare të televizionit, Nagavci ka kërkuar që anëtarët të njoftohen mes vete , të konsultojnë ligjet dhe kryetarin ta zgjedhin në një mbledhje të rradhës që ajo do ta thërasë.

Anëtarët e KSHC-së zgjedhen me mandat të caktuar pesëvjeçar.

Advertisement

Të ngjashme