prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Nga qeveria flasin lidhur me kërkesën e Lajçakut karshi Kurtit

prestigji.com by prestigji.com
2 weeks ago
in Lajme
A A
Qeveria jep detaje rreth takimit të Kurti me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është raportuar se do të qëndrojë sonte në Prishtinë.

Zëdhënësi Përparim Kryeziu, ka thënë se Qeveria nuk ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga Lajçak për takim me kryeministrin Kurti.

“Për agjendën e Lajçak, ju lutemi që t’i drejtoheni ekipit të tij. Për takimet e kryeministrit Kurti me Lajçak njoftoheni gjithmonë paraprakisht. Ne nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga Lajçak për takim me kryeministrin Kurti”, tha Kryeziu për Telegrafin.

Vizitat e shpeshta të zyrtarëve të lartë të BE-së dhe SHBA-së, në Kosovë e Serbi ndërlidhen me vazhdimin e përpjekjeve dinamike për të bindur palët që të pranojnë propozimin evropian për marrëveshjen bazë për normalizimin e raporteve mes dyja vendeve.

Sipas një drafti dhjetë pikësh që ka qarkulluar së fundi nëpër media, që thuhet se është draft i planit franko-gjerman, theksohet se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Po ashtu, Serbia dhe Kosova dalin nga supozimi se asnjëra prej tyre nuk mund të përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare, ose të veprojë në emër të saj.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk përmendet konkretisht në këtë dokument, por sipas pikës 10 “të gjitha palët konfirmojnë detyrimet për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme”.

Advertisement

Në pikën 7, thuhet se të dyja palët avokojnë për arritjen e marrëveshjeve konkrete, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe përdorimin e përvojave ekzistuese evropiane.

Reklama

“Kjo në mënyrë që të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësia e ofrimit të shërbimeve në Kosovë, në disa fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit ndërmjet komunitetit serb dhe Qeverisë së Kosovës”.

Po ashtu, palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane./Telegrafi

Lexo edhe

Kamberi dorëzon në Kuvendin e Serbisë propozimin për përdorimin e lirë të flamurit shqiptar
Lajme

Kamberi dorëzon në Kuvendin e Serbisë propozimin për përdorimin e lirë të flamurit shqiptar

February 8, 2023
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800
Lajme

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800

February 8, 2023
Të gatshëm për të qenë pjesë aktive e misioneve të NATO-s
Lajme

Të gatshëm për të qenë pjesë aktive e misioneve të NATO-s

February 8, 2023
Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols
Lajme

Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

February 8, 2023
Serbia do të përpiqet të pengojë marrëveshjen e normalizimit
Lajme

Serbia do të përpiqet të pengojë marrëveshjen e normalizimit

February 8, 2023
“Telekomi” gjerman i bën falas për një javë thirrjet ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Sirisë

by prestigji.com
February 8, 2023

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i ka dorëzuar këtij institucioni propozimin për ndryshimin e Ligjit...

Read more
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800

February 8, 2023
Të gatshëm për të qenë pjesë aktive e misioneve të NATO-s

Të gatshëm për të qenë pjesë aktive e misioneve të NATO-s

February 8, 2023
Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

February 8, 2023
Serbia do të përpiqet të pengojë marrëveshjen e normalizimit

Serbia do të përpiqet të pengojë marrëveshjen e normalizimit

February 8, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com