prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Neoshqiptarizma e Merxhanit

prestigji.com by prestigji.com
1 week ago
in KULTURË
A A
Neoshqiptarizma e Merxhanit
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Nga Kushtrim Bekteshi

Në përkufizmin se ç’është kombi, Merxhani i referohet më së shumti Ernest Renanit i cili në një konferencë në Sorbonnë në pyetjen ç’është kombi tha: “Kombi është shpirt, parim shpirtëror.

Njeriu s’është skllav as i racës së tij, as i fesë së tij, as i rrymës së lumenjëve, as i drejtimit të zinxhirëve të maleve. Një grumbullim i madh njerëzish, i shëndoshë nga shpirti dhe i ngrohtë nga zemra, krijon një ndërgjegjie morale që quhet komb”.

Karakteri kombëtar tek Merxhani kuptohet si përbashkësi kulturore, pra nuk ka të bëjë me karakterin racor. Merxhani tejmase e injoron faktorin historik në konsolidimin e karaterit kombëtar, duke e parë atë si një mosmundësi zhvillimi. Sidomos e kundërshtonte idenë e romantizmit. Ai ishte kundër konservatorizmit, duke thënë se popujt nuk mund të mbështeten vetëm në traditat e tyre pa pranuar dhe pasuruar edhe me elemente të popujve të tjerë. Jeta kombëtare dhe karakteri kombëtar janë dinamike, janë gjithmonë në të mirë të ndryshimit pozitiv për popullin dhe në asnjë rast ajo nuk guxon të bëhet skllav i traditave, madje njerëzit që vërtetë kaë karakter të fortë komëtar dalin kundër traditave. Kjo sepse të angazhuarit për kombin nënkupton ta shpiesh të paktën një hap përpara gjendjen e popullit dhe këtë e pamundësojnë traditat dhe lidhja e tepërt me to. Kombi dhe jeta kombëtare, sipas tij duhet të jenë ahistorike.
Vitet 20-30-të të shekullit të kaluar ishin vitet kur Branko Merxhani ishte një nga intelektualët më në zë të kohës, por në të njëjtën kohë edhe më enigmatiku. Edhe sot mbetet i tillë. Të panjohurat rreth e për Merxhanin ishin prejardhja e tij, ku edhe bashkëkohanikët e tij kishin dyshime të shumta, e qe besa edhe krijimtaria e tij intelektuale nuk është botuar e plotë.  Por padyshim kjo nuk e pengoi atë që të ushtroj ndikimin e tij përmes shkrimeve në revista: Demokratia, Neoshqiptarizma, Përpjekja shqiptare, ndikimin më të madh e pati përmes kësaj të fundit.
Atë që synonte Merxhani herë quhej “Kundërbota e Merxhanit” herë “Reforma” e disa të tjerë e quanin “Neoshqiptarizma”, parapëlqej këtë të fundit. Përmes Neoshqiptarizmës, Merxhani synonte ndryshime rrënjësore në shoqëri dhe shtet. Këto ndryshime preknin shumë dimensione, për të cilat do të flasim më vonë. Ndërkohë në aspekt të përgjithshëm ai kërkonte që shqiptarët të hiqnin dorë nga fantazitë e së shkuarës, ndërkohë në jetën politike nuk duhej të kishte vend romantizmi, por shkenca. Si një admirues i Friedrich Nietzsches disa herë e citon e shume herë i referohet, e përherë vërehet ndikimi i tij. Njëjtë vërehet edhe kur flet për organizimin e kaosit brenda shoqërisë. Ai thoshte se shoqëria duhet njohur disa rregulla të caktuara në mënyrë që të mos mbizotroj kaosi. Mjerimi në të cilin ndodhej shoqëria shqiptare, Merxhani e kërkonte brenda shqiptarëve dhe jo jashtë tyre, duke thënë se të qëndruarit nën zgjedhën turke nuk është për fajin e pushtuesit, por për fajin e të nënshtruarit. Pra ai thoshte se shqiptarët nuk duhej të pranonin të jenë servil ndaj robërisë.

Advertisement

Studiuesi i njohur shqiptar Enis Sulstarova në shkrim të tij mbi Neoshqiptarizmën, e kishte titulluar shkrimin “Neoshqiptarizma një model i huazuar”. Ky titull iu vë për shkak se Neoshqiptarizma e Merxhanit ishte huazuar nga idetë e Zija Gokalpit për modelin e udhëheqjes së Ataturkut. Modeli i Neoshqiptarizmës së Merxhanit nuk ishte krejtësisht autentik, ishte model në masë të madhe i huazuar nga mendimtari turk Zija Gokalp. Modeli i Gokalpit kishte për qëllim ndikimin në politikat e Ataturkut, poashtu Merxhani kërkonte që përmes këtij modeli të ndikonte ne politikat e Mbretit Zog.
Merxhani pandehte se reformat e marra nga Ataturku lehtë mund të përkthehen edhe në realitetin politik shqiptar. Kombi, ideali kombëtar, orientimi oksidentalist i modernizimit janë disa nga çështjet ku shihet jo vetëm ndikimi i Gokalpit tek Merxhani, por edhe huazimi i tyre komplet nga ana e Merxhanit.

Megjithatë modeli i Merxhanit edhe sot është jo vetëm interesant, po tejet i rendësishem e aktual. Një model që tenton ndryshime radikale në shoqëri, e në shtet, me reflektim brenda e jashtë tij. Neoshqiptarizma mbase është model i huazuar, por është jashtëzakonisht mirë i përkthyer në kontekst, e tejet mirë i argumentuar si ide. Ajo parasheh ndryshime rrënjësore në shumë çështje të jetës në Shqipërinë e kohës në fjalë.

Lexo edhe

Tingujt e Bareshës dëgjohen në Lisbonë të Portugalisë (VIDEO)
KULTURË

Tingujt e Bareshës dëgjohen në Lisbonë të Portugalisë (VIDEO)

March 20, 2023
Besa Luzha
KULTURË

Opera e Kosovës sjell veprën operistike “Flauti magjik” (VIDEO)

March 16, 2023
15 shprehje të fuqishme
KULTURË

15 shprehje të fuqishme

March 16, 2023
Kosova Culture Week
KULTURË

Identiteti kulturor i Kosovës do të prezantohet në Portugali

March 15, 2023
Blasta publikon këngën e parë pas daljes nga BBVK, titullohet "Zanin" (VIDEO)
KULTURË

Blasta publikon këngën e parë pas daljes nga BBVK, titullohet “Zanin” (VIDEO)

March 15, 2023
Rexho Mulliqi
KULTURË

Filharmonia e Kosovës me koncert do ta nderojë kompozitorin Rexho Mulliqi

March 14, 2023
PSD e shfaq Kurtin në pankartë si "pinokio", i fton edhe anëtarët e VV-së në protestë
Lajme

PSD e shfaq Kurtin në pankartë si “pinokio”, i fton edhe anëtarët e VV-së në protestë

by prestigji.com
March 21, 2023

Partia Socialdemokrate, ka vendosur një pankartë me figurën e kryeministrit të vendit, Albin Kurtin i cili duket si “pinokio”, dhe...

Read more
Xi Jinping

Xi arrin në Kremlin për ditën e dytë të bisedimeve me Putinin

March 21, 2023
Dogana e Kosoves

Dogana zbulon rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

March 21, 2023
Presidentja të thërret Këshillin e Sigurisë e jo të dërgojë mesazhe nga New York-u

Mustafa: Takimi i Ohrit siguron paqen dhe stabilitetin në Ballkan (VIDEO)

March 21, 2023
Abin Kurti

Kurti për raportin e DASh-it: Do të adresohet me seriozitet

March 21, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com