Në Uashington është nënshkruar marrëveshja 236 milionëshe mes Kosovës dhe MCC-së.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe shefja Ekzekutive e MCC-së, Alice Albright.
Në fjalën e saj, Albright tha se komponenti kryesor është investimi në ruajtjen e baterive në shkallë të gjerë, e cila, sipas saj, do të rrisë fleksibilitetin e rrjetit energjetik të vendit dhe do të zvogëlojë koston e sigurimit të energjisë.
Për marrëveshjen, presidentja Osmani tha se ShBA-ja po vazhdon ta mbështesë Kosovën dhe sipas saj, është koha që të hartohen politika më të mira për t’u përballur me situatën energjetike.