Një person është gjetur i vdekur në një market në Çagllavicë të Prishtinës.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.